Moj Kosovë Ty, t’gjetë e mira!
Moj Kosovë Ty t’gjetë e mira
Prap po’t presin kohë t’vështira
Janë çue n’kam dreqi e’i biri
Thrrasin të gjithë, unë jam më i miri!
Tash plot trima e trimëresha
Djemë Petrita e Sokolesha,
Në kohë lufte s’u bënë gjallë
Në kohë paqe na bënë përrallë!
Nostalgjikt jugo-titistë
Të gjithë u bënë Ldk-ist
Djemtë e vashat dorë për dore
I kanë mësy majat shtetrore!
Shesin mend, të djathtë thonë jemi
Me majtistë asgjë nuk kemi
Kur vie puna t’ndajnë kulaqin
Bashk i gjen t’majtin e të djathtin!
Ah Kosovë, Ty t’gjetë e mira
Do’t kalosh edhe këto sfida
Ti ke vasha e djemë me vlera
Prap për Ty do ketë Pranvera!
Thot poeti, sërish vjenë marsi
Sërish marsi, sërish stina
Prap në këmbë zgjohetë Prishtina
Dhe bajlozavë u’a ndalë turrin
Atje lartë, e ngre Flamurin
Ngre Flamurin Kuq e Zi
Se kësaj toke i thonë Shqipëri
Se kësaj toke Shqipëri i thonë
As faqezi, as shkja s’duron!