MARTESAT E LEJUARA / NDALUARA
“Gati me dek pa e marrë vesh…”, shpreheshin plakat e urta kur informoheshin për herë të parë për diç me rëndësi. Deri sot nuk e dija që me ligj edhe në Gjermani qenkëshin të lejuara martesat edhe mes kusherinjve të shkallës se parë, njësoj siç lejohen me Kuran. Kodi Civil Gjerman (BGB) lejon martesat midis kushërinjve të të gjitha shkallëve – vetëm martesat midis të afërmve të gjakut në vijë të drejtë (prindi → fëmija, gjyshi → nipi) dhe midis vëllezërve dhe motrave janë të ndaluara. § 1307: Nuk mund të lidhet martesa ndërmjet të afërmve në vijë të drejtë ose ndërmjet vëllezërve dhe motrave.
Historiani David Sabean vuri në dukje në vitin 2010 se martesat mes kushërinjve të parë dhe të dytë në Evropë midis viteve 1740 dhe fillimit të shekullit të 20-të, ishin shumë të zakonshme.
KURANI, SURJA 4, AJETI 23:
U janë ndaluar martesat me nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh. [shqipëruar nga teologu mysliman Sherif Ahmeti.]
Sipas një studimi të Centre for Comparative Genomics në Australi, më shumë se gjysma e martesave në disa vende islame janë midis të afërmve të shkallës parë. “Zeit online”, e datës 23 korrik 2012: “Në Gjermani, rreth çdo e katërta grua me origjinë turke ishte martuar me një të afërm gjatë vitit 2010.”
Sipas një studimi të “Reproductive Health Journal”, vëll. 6, Nr. 17, mbi martesat e të afërmve në botën arabe, thuhet: 25 deri në 30% e të gjitha martesave janë midis kushërinjve dhe kushërinjve të parë, me një total prej 20 deri në 50% midis të afërmve të gjakut. Gatishmëria për ta bërë këtë rritet në vende të tilla si Jemeni, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por zvogëlohet në Jemen, Jordani dhe Tunizi me rritjen e arritjeve arsimore te femrat (por jo edhe te meshkujt).
Në vitin 2008, Sekretari i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Woolas (më vonë Ministër i Shtetit për Kufijtë dhe Emigracionin nën kryeministrin Gordon Brown) vuri në dukje se në komunitetin pakistanez në Mbrëtërinë Britanike, 55% e të gjitha martesave janë ende martesa kushëri me kushëri, por mos specifikoni shkallët e lidhjes farefisnore. Sipas një studimi mjekësor, pasardhësit e tyre kishin 30% të të gjitha anomalive gjenetike tek të porsalindurit britanikë. 3% e të gjithë të porsalindurve kanë prindër pakistanezë, kështu që rreziku i tyre është 10 herë më i lartë (shih rreziqet e sëmundjeve trashëgimore). Woolas paralajmëroi kundër “familjes në bashkësinë islame”. Në maj të vitit 2011, këtë e vuri në dukje edhe profesori Steve Jones, një nga gjenetistët dhe shkencëtarët më të njohur britanikë. Sipas Jones, problemi është veçanërisht i mprehtë në qytetin e Bradfordit, ku jetojnë shumë pakistanezë.
§.39. TË NDALUEMT E MARTESËS NË KANUN (TË LEKËS).
Në fejesë varzash do të shikjohet:
Të mos jetë gjak e gjini;
Të mos jetë e fisit;
Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
Të mos të jetë grueja e lshume;
Të mos të ketë kumari:
në të peshuem në derë të Kishës;
në kunorë;
në të marrun të flokvet;
të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë). Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame. Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.
Në traditë shqiptare ku ka dominua Kanuni i Lekës, siç shihet nga neni 39 i këtij Kanuni, ndalesat janë shumë me rigoroze, – deri në 400 breza, – se në traditat e popujve tjerë, por më strikte se edhe ligjet aktuale që i kanë shumë shtete.
PASOJAT E MARTESAVE MES KUSHERNJVE TË GRADËS SË PARË
Televizioni publik gjerman ARD/RBB (më 31.07.2008):
Martesa mes emigrantëve, kushërinj të gradës së parë, është ende normale. Në shumë pjesë të qytetit të Berlinit, çdo martesë e pestë është tradicionalisht mes një kushëriri dhe një kushërire. Kjo bëhet problematike për pasardhësit (fëmijët). Nëse një kushëri i parë lind një fëmijë, rreziku i anomalive ose sëmundjeve më të rënda tek fëmija është dy herë më i lartë se në një martesë të zakonshme.
Dikur ishte e zakonshme në shtëpitë mbretërore: dasma midis anëtarëve të familjes. Për fat të mirë ato kohë kanë mbaruar.
Në Gjermani lejohet martesa mes kushëririt dhe kushërires, por ekziston rrezik shumë i lartë që fëmijët nga një marrëdhënie e tillë të sëmuren rëndë ose të jenë të paaftë. Një temë tabu për të cilën pothuajse askush nuk dëshiron të flasë.
***
Në foto ilustruese piktori Jacob de Backer ka imagjinuar legjendën biblike të incestit të “profetit” Lot (Lut) me vajzat e tij, meqë gjithë njerëzimi ishte zhdukur dhe përmes të këtij incesti qenkësh evituar zhdukja e njerëzimit. Në Bibel thuhet se Lot ishte nip i “profetit” Abraham. Ka jetuar në Sodom pranë Detit të vdekur [Bibla, 1. Mose 19,1-29]
Profeti Lut (Lot) përmendet në Koran në sure/ajete: 7:80–84, 11:77–83, 15:58–77, 26:160–175, 27:54–58, 29:28–35 und 54:33–39.
add a comment