Ibish Neziri: Dërgimi i shpejt për miratim në Kuvend i ligjit për zgjedhjet lëshim që nuk duhet përsëritur
Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet i cili me shpejtësi u dërgua në Parlament, ishte një gabim i papritur i kryeministrit për të mos i thënë salto mortale. Se ku qendroj gabimi është vështirë të thuhet, ngase nuk dihet nëse ishte ide e vetë atij, propozim i ndonjë këshilltari të padijshëm e të papërgjegjshëm apo frikë e mosbesim se seanca e zgjedhjes së presidentit – presidentës do të dështonte dhe vendi do të shkoj në zgjedhje, prandaj paraprakisht ta siguroj votën e mërgatës, të cilën ashtu apo kështu e ka të veten.
Që të gjitha këto mund të jenë hipoteza apo çështje të ndërlidhura fort me njëra tjetrën, për të mos e gëlltitur atë që e tha opozitarja Besa Gaxherri se kryeministri nuk duron tandem tjetër pranë vetës, prandaj përgaditë terren për ta dërguar vendin në zgjedhje. Cila do qoftë nga këto, dërgimi i shpejtë në Parlament për ndryshim i këtij ligji të papërgaditur dhe analizuar mirë është gabim, në radhë të parë i kryeministrit Albin Kurti, i cili askujt më shumë e më shtrenjtë se sa vetë atij nuk mund t’i kushtoj.
Kryeministri dhe të gjithë mbështetësit e tij duhet ta dijnë se dërgimi i vendit në zgjedhje, për të mund të jetë një bumerang që në të kthyer atë mund ta lëndoj rëndë.
Jo se nuk duhet ndryshuar ligji për zgjedhjet, por se ai para se të dërgohet për miratim në Parlament, paraprakisht duhet të studjohet mirë në gjithë tërësinë e tij, t’i plotësohen të gjitha zbrazëtirat juridike, t’i heqen të gjitha ekuivoket dhe paqartësitë, që shtetasve të Republikës së Kosovës kudo që gjenden jashtë vendit t’u mundësohet regjistrimi për votim e votimi jashtë vendit të bëhet nëpër përfaqësitë diplomatike e konsullore e pse jo edhe në klube e shoqata kulturore, që të mos iu keqpërdoret e mohohet vota, që nëse votimi nuk mund të bëhët në përfaqësitë diplomatike e konsullore dhe klube e shoqata kulturore dhe duhet të votojnë përmes postës, data në vulën e postës të merret për bazë e jo data e arritjes së votës në Qendrën e Zgjedhjeve, ose t’u sigurohet votimi përmes postës elektronike, e të mos ndodhë si ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Në ligjin për zgjedhjet gjithësesi të heqen vendet e rezervuara për këdo qoftë në Republikën e Kosovës që është e drejtë sui generis dhe e papresedan, duhet të ngritet pragu, të përcaktohen kriteret për kandidatin, dhe në mënyrë që të shmangën të gjitha pengesat për krijimin e institucioneve, presidenti t’i kthehet popullit, në mënyrë që ai me votën e tij, në zgjedhje të drejtëpërdrejta ta zgjedh e të mos iu lihet pazareve politike, të cilat për vendin kanë dëshmuar se janë të pashëndetshme.
Nëse në ligjin për zgjedhjet nuk hyjnë rregullat e më lartëcekura, ligji nuk është ndryshuar, por në të janë bërë kallaisje dhe akoma më shumë janë ngatërruar gjërat.
Në njërin nga shkrimet e mëhershme kam uruar që të mos zhgënjehemi, prandaj edhe një herë po uroj të mos zhgënjehemi më, sepse veprimet e sotme pak a shumë ishin të tilla!
Vendit i duhet një ligj vërtetë i mirë i zgjedhjeve!