Mali i shqiponjave
..Një ditë dimri ,u mblodhën kafshët dhe shpendët e egra,nga gjithë bota,për të ndihmuar shqiponjën plakë,që stuhia i kishte prishur folenë në majë të malit,dhe një krah ia kish plagosur rëndë,kjo e bënte bënte mos fluturonte dot lartësive.
Zogjtë e shqiponjës,gjysma kishin fluturuar nëpër male të largët,dhe gjysma rrotullohej nëpër qiell kuturu.
Krenaria e tyre,sikur qe daravitur,nuk kishin më atë fluturimin kryeneç,që i bënte të veçantë ndër shpendë të tjerë.
Shpendë grabitqarë,që në shekuj ishin munduar për t’ia prishur folenë,këtë ditë vunë një maskë prej pëllumbi paqeje,dhe nxituan t’iu vinë në ndihmë.
Shqiponja plakë,e rrahur ndër erërat e shekujve,shihte si i vinin rrotull me një mirësi të shtirur,por krahë prerë nuk kishte ç’bënte.
Kryetar i komisionit qe vënë ujku,skifteri nënkryetar,hijenat sekretare ,riqebujt ishin të ftuar nderi, dhe kishin sjellë plot dhurata për shqiponjën plakë.
Përveç dhuratave,zogjve të shqipes,iu dhanë dhe shumë të holla borxh,që të ndërtonin foletë e tyre,dhe të shëronin nënën.
Para se të pranonin borxhin,mëma shqiponjë,mblodhi zogjtë e saj dhe iu tha;
Bijtë e mi,mos i pranoni këto dhurata e këto para.
Me krahet tuaj të fuqishën,mblidhni nëper pyll degë dhe ndërtoini vetë foletë tuaja,sepse një ditë,kur mos keni me se t’i lani borxhet,do t’i vënë minat malit ku jetojmë dhe bashkë me malin do zhdukeni edhe ju.
Zogjtë e saj,jo vetëm që nuk e dëgjuan mëmën e tyre,po bënë dhe festë të madhe,hodhën valle e kënduan këngë së bashku me ujqër e hijena,skiftera e riqebuj.
Dhëmbët e ujqërve zbardhnin nën dritën e hënës,hungërima e tyre ngrihej deri në qiell.
Ditët kalonin.
Për ringritjen e foleve, u thirrën ustallarë nga gjithë vëndet.
Shqiponja plakë,sërisht i mblodhi zogjtë e saj…
Bij,ustallarët që po ngrejnë foletë tuaja,nuk janë për fole shqiponjash,ata janë mësuar më fole minjsh,nuk mundet të bëjnë një fole të fortë që ti rezistojë furtunave dhe stuhive,borës dhe shiut…
Bijtë e saj sërisht nuk ia vunë veshin.
Mbaruan punimet,foletë e reja sigurisht që ishin të bukura,por stili i përdorur nuk kish lidhje me stilin e folesë së vjetër.
Tradita e shqipeve qe prishur.
Mëma ,tek shihte foletë dhe bijtë që nuk e vrisnin mëndjen për borxhin dhe për dimrin që do vinte përsëri,shqetësohej pa masë,dëshpërimi e plaku dhe më shumë,rrudhat dhe thinjat iu shtuan
Dhe ja ,erdhi dita për ta kthyer borxhin.
Miqtë që dikur *i ndihmuan*,nisën një e nga një tu trokisnin në derë.
Zogjtë e shqiponjës,nuk e kishin vrarë mëndjen për huanë,ata çdo ditë e kishin kaluar duke u rrotulluar kuturu nëpër qiell.
Iu kërkuan miqve ,ta shtynin deri në pranverën tjetër borxhin,sepse ishin në prag dimri dhe duhet të ruanin ato pak të holla për zaire.
Ashtu u bë,afati u shty.
Dimri tjetër hyri me një egërsi të paparë ndonjëherë.
Foletë e reja fluturuan nga mali poshtë.
Ata mblodhën zogjtë e vegjël, vezët që skishin çelur ende dhe u larguan larg,duke lënë mëmën plakë,në mes të suferinës,dhe në dorë të atyre që u kishin marrë borxh.
Nëna,ndiente t’i këputej shpirti nga kraharori,këtë rradhe veç folesë,dimri i mori edhe gjysmën tjetër të zogjve të saj.
Ajo i kalonte ditët në një guvë mali,duke qarë nën zë.
Pranvera erdhi,dhe malin e shqiponjave e zaptuan kafshet dhe shpendët grabitqarë,që dikur nuk i kishin hypur dot majës së malit,dikur kur foletë shqiponjat i ngrinin vetë,pa borxhe dhe dhurata nga grabitqarë…
Mëma kish vdekur,siç vdesin shqiponjat duke përplasur veten në shkëmb.
Mali ende quhej *Foleja e shqiponjës*…
Por vetëm emri ama…se shqiponja nuk kishte më në atë mal.
Hodo.S
add a comment