Kulturë\Letërsi

Halil Selimi: Lavdi Adrian! (Poezi)

24 vjeç dëshmor
Një vit jetë më shumë se hero
2 vjetë më i madh se liria jonë
I pavdekshëm gjithmonë
Vetëm heronjtë nuk heshtin sot
Vëmendshëm na vështrojnë
Edhe pas kaq vitesh liri
Akoma sikur nuk na besojnë
Lavdia dëshmorëve ju takon
Me lavdinë tuaj edhe ne jetojmë
Lavdi Adrian!