Kryeministri Edi Rama u shpreh se po përgatitet një rezolutë për gjyqin ndaj UÇK, duke theksuar se hapi i dytë do të jetë në shtator, në Strasburg për të ngritur çështjen në Këshillin e Europës.
Më tej Rama tha se Këshilli i Europës të distancohet nga Dicky Martin, pasi nuk është gjetur asnjë shtëpi e verdhë.
“Ne duhet të jemi shumë të qartë dhe të vetëdijshme . Faleminderit që Enveri u bë sebep që të bëheshim bashkë në këtë sallë dhe të flisnim. Se ndryshe do flasësh në studio me analistë, apo në konferencë . Mbase ia vlen të them që ne po përgatisim një rezolutë, unë përgjithësisht i kam bezdi rezolutat..
Ne mblidhemi në Kuvendet tona dhe merremi me gjithë botën me rezoluta. Rezoluta që ne do paraqesim lidhet me raportin e Dick Martin, gjyqin ndaj UÇK , sepse edhe aktakuza aty është me marrë gjithë Kosovën me e fut në burg është një hap i parë për të paralajmëruar hapin e dytë që do jetë në shtator në Strasburg për ta ngritur çështjen në Këshillin e Europës dhe për t’i kërkua Këshillit të Europës të distancohet nga Dick Marty , sepse nuk është gjetur asnjë shtëpi e verdhë.
Duke qenë se Këshilli i Europës u bë platforma për të ngritur të gjithë këtë batërdi që ka poshtëruar të gjithë shqiptarët dhe ka nëpërkëmbur kujtimin e gjithë viktimave dhe ka bërë pis të gjitha lotët e nënave dhe baballarëve që kanë çuar në varre fëmijët e vrarë në luftë është koha që Këshilli i Europës ta kuptojë të këtë. Të dimë të kërkojmë falje kur bëjmë gabim.
Do ta vazhdojmë këtë betejë me një rezolutë që ka këtë kuptim. Nuk bëjmë rezoluta duke fol me vete.. Këtu në parlamentin e Kosovës të paktën i kanë hedhur ca gjëra, në parlamentin e Shqipërisë ka vetëm llafe. Shpresoj të na bashkohen të gjithë në parlamentin e Shqipërisë…Këtu duhet të ketë patjetër një reflektim dhe kjo çështje duhet të ndahet qartë.
Merret peng një komb i tërë me një poshtërsi të tillë. Do reagojmë shumë fort, jo vetëm me llafe, por dhe me fakte. Na takon të gjithëve që ta bëjmë këtë gjë”, tha Rama.