Botë

Gjermania: Kushtet e reja për Kosovën në KiE u shtuan nga SHBA – do të vendosim vetë për aplikimin e Prishtinës

“Është fare e qartë dhe me domethënie të madhe fakti se vizita e David Cameron në Prishtinë sapo mori detyrën konfirmon se diferenca për politikën në Ballkanin Perëndimor ka edhe mes SHBA dhe Britanisë…”

    Kushtet e vëna ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës janë shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pretendimet e Gabriel Escobar se për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pas dhënies së pronave të Manastirit të Deçanit, qëndrojnë edhe kushtet e “disa shpronësimeve në veri dhe Asocacioni” janë qartazi një instrument diplomatik i imponuar nga SHBA dhe përfaqësuesit e saj për të gjunjëzuar Prishtinën.

Kreu i Komitetit për Çështjet me Jashtë në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka deklaruar se këto dy kushte shtesë janë vendosur nga SHBA dhe janë të padrejta.

“Është tërësisht e pakuptueshme që SHBA vendos kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kjo qasje e pabalancuar e SHBA ndaj Kosovës duhet që të ndalet. Është e padrejtë dhe e pandershme” – shkruan Roth në rrjetin social, X.

Ai ka rishpërndarë një postim të deputetit socialdemokrat, Frank Schwabe, sipas të cilit KiE do të vendosë për aplikimin e Kosovës bazuar mbi rregullat dhe vlerat e vetë Këshillit.

‘Ky konfrontim i hapur publik konfirmon tashmë fare qartë se komuniteti perëndimor është i ndarë për krizën mes Kosovës dhe Serbisë. Siç është i ndarë për qëndrimin ndaj procesit zgjedhor në Serbi, apo politikave të Aleksander Vuçiç.

Është po ashtu jashtë çdo dyshimi se presioni mbi Kosovën po kalon çdo kufi objektiv për marrëdhëniet diplomatike, pasi po rezulton se kushtet shtesë janë asgjë më shumë sesa një mënyrë për të detyruar qeverinë e Kurtit të poshtërohet deri në rrëzim.

Çfarë interesi ka këtu SHBA është fare e paqartë. E gjitha kjo do interpretuar si lojë e segmenteve të DASH?” – pyet Respublica dhe vijon:

“Është po kështu fare e qartë dhe me domethënie të madhe fakti se vizita e David Cameron në Prishtinë sapo mori detyrën konfirmon se diferenca për politikën në Ballkanin Perëndimor ka edhe mes SHBA dhe Britanisë…”

n.s. / dita