Botë

GJERMANI – Inflacioni i çmimeve me shumicë më i shpejti që nga viti 1974

BERLIN, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve me shumicë në Gjermani u përshpejtua në nivelin më të shpejtë që nga viti 1974, treguan sot të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Çmimet me shumicë u rritën 13,2 për qind në shtator, pas rritjes prej 12,3 për qind të gushtit.

Destatis tha se hera e fundit që pati një rritje më të madhe se në të njëjtin muaj të një viti më parë ishte në qershor 1974, kur çmimet me shumicë u rritën 13,3 për qind pas krizës së parë të naftës.

Rritja e fundit vjetore u shkaktua kryesisht nga rritja e madhe e shumë lëndëve të para dhe produkteve të ndërmjetme.

Një arsye tjetër për rritjen ishte baza e ulët e krahasimit.

”Në baza mujore, inflacioni i çmimeve me shumicë u rrit në 0,8 për qind nga 0,5 për qind në gusht”, treguan të dhënat./ a.jor.

Postimet e fundit !