Opinion

Jon Bislimi: Diktatura lulëzon në terrenin e injorancës (Georges Orwell)

Këtë thënie, Georges Orwelli e përdor për të demonstruar se në çfarë mënyrash një diktaturë, një mënyrë e të menduarit mund të lulëzojë brenda një populli dhe të zërë rrënjë të thella.
Në këtë libër, Georges Orwell bën një parandalim universal ndaj çdo populli që dëshiron të mbetet i lirë: kujdes ndaj kulturës së injorancës, sepse në injorancë vetëm diktatura mund të lulëzojë.
Në Kosovë, si në shumë vende të tjera, kultura e injorancës dhe indoktrinimit të popujve po bëhet një problem real.
Dogmat fetare rregullojnë shtetin që supozohet të jetë neutral dhe i paanshëm në lidhje me fetë, hapësira publike bëhet një vend adhurimi për fe, shteti nuk e respekton ndarjen midis fesë dhe vetvetes duke u bere antikushtetues.
Dogmat janë të dukshme, pavarësisht nga klasat shoqërore të individëve apo ekonomike, tjetërsimi i popujve nga institucionet fetare është i pashmangshëm.
Por, nuk është vetë feja që lëshon rrënjë në Kosovë, janë institucionet fetare ato që lëshojnë rrënjë. Le të bëjmë një ndryshim të qartë midis fesë dhe institucioneve fetare, veçanërisht në Kosovë, ose institucioneve fetare të financuara pjesërisht nga fuqitë me interesa për të mbajtur një softpower në Kosovë (Turqia).
Një katedralë si ajo e Nënë Terezës nuk është shqetësuese kur është shqiptare… Një xhami, ku hëna turke është e vendosur mbi një minare është shqetësuese se kjo punë u be normë, kurse nuk duhet te jet normë. Një xhami ku feja predikohet ne gjihen shqipe dhe ku do të vendosej një shqiponjë ne vend te gjysmehënes nuk do të ishte shqetësuese. Shqetësuese është që ne shqiptarët kemi përshtypjen që jetojmë në Turqi më shumë se sa në Shqipëri! Ajo që shqetëson është se ne po bëhemi më turq e më arabë se sa vetë turqit e arabët, kurse disa me greke e me malazeze se vete greket e malazezet!! Dhe kur kjo fazë do të kalojë, kthimi pas nuk do të jetë më i mundur.
Le të shpresojmë që Orwell të dëgjohet, le të shpresojmë që parandalimi që ai ndan me ne kundër diktaturave, tjetërsimit, lajmeve, indoktrinimit të popujve dhe kërcënimit të rikthimit pas në histori (Karl Marx) do të dëgjohet.