NJË KOMB
K-katolikë
O-ortodoksë
M-myslimanë
B-bektashinjë
Janë religjione të vendit tim,
Për ditë të mira e të këqija,
Njëri-tjetrin urojmë, ngushëllojmë,
Çdoherë mes vete mirë shkojmë.
Kemi Bibël e Kuran,
Kemi kryq e kemi hënë,
Kemi teqe, kishë e xhami,
Këto shtëpi të Zotit për mrekulli.
Kemi Bajram e kemi Pashkë,
Por bakllavat i hamë bashkë,
Për kërshëndella e Vit të Ri,
Çdoherë vemë edhe vinë.
Feja për ne asnjëherë s’ka pas pengesë,
Jemi shembull i tolerancës për besë,
Bota na njeh si shqiptarë,
Tolerant e fetarë.
add a comment