Lëvizja\UÇK

Frashër Racaj: Për Metush Krasniqin Atdheu ishte mbi të gjitha

Më 19 gusht të vitit 1928 në Dajkoc të Gjilanit u lind Metush Krasniqi – arkitekti i lëvizjes –
atdhetar, veprimtar dhe i burgosur politik. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodonoc, ndërsa katër klasat e tjera gjatë viteve 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe. Në vitet 1947-1949 kreu një kurs pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-1951 filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqin regjimi e dënoi fillimisht me 18 vjet burg të rëndë prej të cilave i mbanë 8 vite.
Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. Ka kryer Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ka punura një kohë në arsim. Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Më 4 nëntor 1985 sërish e burgosin dhe gjatë shtatë muajve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërrmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ndërroi jetë.
Metush Krasniqi përjetoi shumë ngjarje të shekullit të njëzet: kishte jetuar në kohën e
mbretërisë së Jugosllavisë, në kohën e okupimit fashist gjermano-italian 1941-1945, gjatë riokupimit jugosllav të Kosovës me viset tjera shqiptare. Ky atdhetar i paepur kurrë nuk u gjunjëzua, as nuk u mashtrua, por gjithnjë mbeti konsekuent në të qëndruarit shqiptar i pamposhtur.
ATDHEU MBI TË GJITHA!
Kjo, ishte bindja e tij që e shoqëroi, iu përkul dhe veproi tërë jetën, deri në vdekje! Metush Krasniqi, i kishte kuptuar, me mish e me shpirt, tradhtitë që na i kishin bërë Fuqitë e Mëdha dhe Serbia e shtetet fqinje, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria duke na i gllabëruar tokat tona ndër shekuj. Gjithnjë, në veprimtarinë e tij do të demaskonte tradhtinë, si nga Kongresi i Shën Stefanit e ai i Berlinit më 1878, Konferenca e Londrës më 1913, tradhtinë ndaj Mbledhjes së Bujanit, mbajtur më 31 dhjetor 1943 e 1 e 2 janar 1944, Mbledhjen famëkeqe të Prizrenit më 1945, Shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, mashtrimet pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 etj, duke ngritur vetëdijen e popullit për çlirim nga okupatorët sllavë të të gjitha kohërave e ngjyrave, çetnike e sllavo-komuniste. Ai, do të jetë një nga frymëzuesit dhe flamurtarët e të gjitha lëvizjeve çlirimtare, në ish-RSFJ.
Ai, ishte vizionari e udhëheqësi ynë, shpirti dhe mishërimi i popullit shqiptar.
Kontaktet e para me organizatat ilegale i merr me Gjon Sereqin, themeluesin e Organizatës
Nacional – Demokratike Shqiptare (NDSH) i cili kishte qenë mësues në Gollak e Anamoravë. Në Hogosht lidhi miqësi me mësuesin e gjuhës shqipe, Ndue Nekajn dhe me Mark Gashin. Regjimi i Beogradit ndaj shqiptarëve nuk kishte ndryshuar aspak nga ai i mëparshëm, kishin rifilluar shpërngulet e shqiptarëve për Turqi.
Me qëndrimet e tij heroike, në gjyq e në burg, ai kishte fituar besimin dhe simpatinë e shumë shqiptarëve që e kishin njohur dhe të atyre që kishin dëgjuar për të. Metushi, do të jetë
shembull i tolerancës dhe bashkimit kombëtar në biseda e në organizime. Për t; -do të jenë
shokë e miq të dashur atdhetarët e të gjitha rrymave të ndryshme politike e ideore, të djathta e të majta. Të gjithë ata që kishin treguar vetëmohim në veprimtarinë patriotike ishin të afërm e të dashur për të.
Do të takohet me mikun dhe bashkëveprimtarin e vet më të ngushtë, me Sejdi Kryeziun, pastaj me bshkmendimtarë e bashveprimtarë të të gjitha rrymave ideologjike e politike, me Mulla Ramë Govorin,Rexhep Abdullahun, NDSH-ist të njohur, Ali Boletini e Hyrije Hanën, Sadik
Tafarshikun, luftëtarë kundër pushtimit nazifashist gjatë LDB, Hasan Dërmakun, Ismajl e Osman Dumoshin, Ahmet Haxhiun, Fehmi e Rexhep Elmazin, Hetem e Rafet Bajramin, Sabri e Selatin Novosellën, Adil Pirevën, Hilmi Rakovicën, Shefqet Jasharin, Adil e Iljaz Pirevën, Afrim Loxhën, Ilmi Malokun, Rexhep Malën, Skender e Isa Kastratin, Njazi Korçën, Kadri Zekën, Ethem e Fehmi Bajramin, Azem Beqirin, Sadri Fetiun, Isa Demajn, Zymer Nezirin, Jusuf e Zeqir Gërvallën, Sabit
Ratkocerin, Hyda Dobrunën, Hizir Shalën, Zenun Beqën, i cili ia mundësoi punësimin në NT »Hekurudha» në Fushë-Kosovë, si jurist, e shumë të tjerë.
Burgosjet e Metush Krasniqit:
– Më 5 tetor 1956 e arrestojnë për herë të parë, por në mungesë të fakteve e dënojnë me 2
muaj burg për delikt verbal.
– Më 5 nëntor 1958 e arrestojnë dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, lirohet më 3 nëntor
1966.
– Më 29 nëntor 1968 e arrestojnë për demonstrata, por në mungesë të fakteve e lëshojnë pas 24 orëve.
– Më 4 maj 1981 e arrestojnë dhe në mungesë të fakteve e lirojnë pas 6 muajve.
– Më 4 nëntor 1985 e arrestojnë dhe torturojnë në mënyrën më shtazarake deri më 16 qershor
1986, torturohet nga xhelatët shqipfolës Selim Brosha dhe Zymer Zymeri, nga pasojat e
torturave nuk do të ketë shërim dhe vdes më 16 tetor 1986.

Postimet e fundit !