Frashër Racaj: 178 – vjetori i lindjes së Plakut të urtë të Vlorës, Ismail Qemalit
Sot është 178 vjetori i lindjes së Plakut të urt të Vlorës Ismai Qemalit.
Ismail Qemali lindi më 16 janar 1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut, i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan-Pashali. Pas shtypjes së Kryengritjes kundër Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës – 1847), Mahmud beu, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja iu dërgua pas 15 ditëve në Selanik ku ndejtën për tre vjet. Rrugës për në Selanik i vdes e gjyshja. Në Selanik familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte shërbyer me po atë detyrë në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik, Ismailit i vdes vëllai i vogël, Sulejmani, i cili u varros në oborrin e xhamisë Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.
Pas politikës së re të Portës së Lartë familja e Ismailit që ishte e vendosur në Selanik kthehet në Vlorë. Më 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja në Vlorë; ndërsa i ungji Selim pasha bashkë me një nga krerët, Çelo Picarin, detyrohen të qëndrojnë në Thesali.

Ismail Qemali
Nëntorë 1912 jetonte i madhi
Ismail Qemali
Me 28 nëntorë
e ngriti flamurin në vlorë.
Atë ditë në Shqipëri
valonte flamuri kuq e zi.
Tanë shqipëtarët u tubuan
diten e flamurit e kremtuan.
Ismail o trim i rrallë
festa jote ska të ndalë
do të festohet anë e mbanë botës
ku ka shqipëtarë.
add a comment