Portreti/intervista

Florin Dervishi: Heroina e Popullit Persefoni Kokëdhima

PERSEFONI KOKËDHIMA Heroinë e Popullit 🇦🇱
Lindi në Qeparo – Himarë në muajin mars të vitit 1928.
Ishte veprimtare e luftës, veproi me të rinjtë e fshtait, duke u ardhur në ndihmë partizanëve.
Persefoni u rreshtua në radhët e Brigadës VI Sulmuese.
U shqua në luftimet që u zhvilluan në Shën Vasi të Sarandës.
Në këto luftime në Malin e Bardhë u bë një qëndresë e fortë kundër ushtarëve nazistë, të cilët sulmonin për të hapur rrugën në drejtim të Bregdetit dhe maleve të Kurvelelshit.
Këto luftime zgjatën 15 ditë e 15 netë.
Në historikun e Brigadës VI Sulmuese, Persefoni Kokëdhima veçohet si një luftëtare e shquar.
U ekzekutua me varje në litar nga nazistët gjermanë pas disa ditë torturash bashkë me shoqen e saj Bule Naipi te sheshi i Çerçizit, në Gjirokastër, më 17 korrik 1944.
Ajo qendroi si Heroinë dhe si luftëtare e vendosur, e palëkundur në qendresë, duke u bërë shembull për të gjithë partizanët e partizanet.