Lëvizja\UÇK

Fjala e Kryetarit Historik të LPK – së, Fazli Veliut, në shtëpinë e familjes Sherifi

Fjala Pershendetese e Fazli Veliut, pasi Nenes Hanife Sherifi, i dorezoi Mirenjohjen, se bashku me Isuf Sherifin, te ndare nga Shoqeria Levizje, udhehequr nga Xhevat Bislimi…

Shume te nderuara Familje te Deshmoreve- Martireve, te sakrifices sublime te mbare Kombit tone Liridashes, te sakrifices sublime te Familjes Jashari, me 27 anetare te Familjes se ngushte, 49 anetare te Familjes se gjere, te tjera pa numerim per Çeshtjen Kombetare… E nderuara Nene Hanife, Familje Sherifi, te nderuar anetare te Shoqerise “Levizje”, kryesuar nga kryetari Xhevat Bislimi, te nderuar te mbijetuar te Levizjes Popullore te Kosoves, te 3 Emblemave te UCK, te nderuar pjesemarres nga te gjitha viset Shqiptare…! Ju falenderoj per kete nder, qe me beni, te dorezoj kete Mirenjoje cilesore, ne duar te Nenes Hanife, e cila perfaqeso Dinjitetin e Familjes Sherifi,me karakterin Saj, moralin personal, familjar, shoqeror, atdhetar, bamiresine, mikpritjen, bujarine ne dekada… Gati te gjithe anetaret e LPK, nga viti 1981, ne vazhdim, 2001… ishin sikur anetare te Familjes Sherifi, te mirepritur, te mbrojtur dhe te pajisur me ushqime, veshmbathje, me mjete vetembrojtese… Ne kete oborr, shtepi, ne fund te korrikut, fillim te gushtit 1993, isha edhe une, ne rolin e Udheheqesit te LPRK-LPK, me bashkeveprimtare, adhurues, te perkushtuar per Çeshtjen e Kosoves dhe Viseve te Saj te roberuara nga Sllavet e Jugut, me detyre te caktur nga Keshilli i Pergjithshem, qe te Zhvillojme punimet e Mbledhjes se Pergjithshme te LPK ne Prishtine te Familja Brajshori…, ku u aprovuan Vebdimet per vetembrojte e mbrojtje, kunder armiqve te popullit tone, mbeshtetur ne ato paraprake te Mbledhjes Konsultuese ne pranvere te ketij viti (1993) ne katundin tim Kollare (Levizje)…, djali i Familjes Sherifi- Bilalli, se bashku me Beqir Limanin, Nazmije Veliun- Limani, me te caktuarin e ardhur nga nga mergimi “Abazi”, te perkrahur nga i riu Ruzhdi Veliu (i rrembyer, ekzekutuar ne vitin 2001), me veprimtare te dalluar, disa te Rene nen Flamurin Kombetar, disa nen 3 Emblemat e UCK, disa tani ne burgje ne Hage…,te ngjashem, te etiketuar sipas Serbise dhe perkrahesve te saj…) Dua t’ju them te pathenat e LPK dhe te Kryepersonazhit te ngjarjeve te Epokes se Lavdishme 1981-2001, Adem Demaci i paperseritshem: Ne nuk u pajtuam me sulmet e NATO-s nga qielli, mbasi nuk mund te ishin te efektit te duhur… Ne ishim per kundervenie nga toka, ku NATO ta kishte mbeshtetjen nga Emblematiket e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, popullin tone, i cili ishte dhe eshte Faktori Kryesor… Ne nuk u pajtuam me çarmatosjen e UCK, tjetersimin e Saj pa u Shpallur Pavaresia… Dua qe t’ju kujtoj se ne dekada ne besimin me bindes e kemi pasur te te burgosurit politike, fillimish te drejtimit te majte OMLK, mbasi te rinjte ishin betuar per Liri, a vdekje… Ne vazhdim, se bashku, vepruam ne kuader te LPRK, LPK, bazuar ne Programin Kombetar te LShP (Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), te LRBSh (Levizjes Revolucionare per Bashkimin e Shqiptareve te Adem Demacit, Metush Krasniqit e te tjereve, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zijah Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu… Fadil Vata…, pasuesit ne vetembrojtje, mbrojtje, lufte nen Flamurin Kombetar, deri te lufta clirimtare nen Emblemen e UCK, UCPM, UC Kombetare… Ju e nderuara Familje Sherifi patet shume plage shpirterore, mbasi u ndane nga ju e ne shume te rinje e te reja, ne mesin e te cileve edhe Vellezerit Sylejmani (Bajrami, Guseli), prandaj Ju jemi Mirenjohes dhe ndajme dhimbjen e krenarine me Ju, me te gjitha Familjet qe linden, rriten, falen anetare te paepur te Çeshtjes sone Kombetare! Lavdi te gjithe te Reneve per Atdhe, Komb, Flamur! Te jetoni Ju e te gezoni Bashkimin Kombetar! Tetove, 28.08.2022, Fazli Veliu, Kryetar Historik i LPRK, LPK, nga viti 1987 deri ne vitin 1998.