Shqipëria/Aktualitet

Fillon vendosja e urës së madhe të Kukësit

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Filloi vendosja (me rrëshqitje) e urës së madhe të Kukësit!

Lajmi bëhet i ditur nga deputeti socialist Pandei Majko, i cili është njëkohësisht drejtues politik i qarkut të Kukësit.

Investimi prej 30 milionë dollarë e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Republikës së Shqipërisë (Shqipëria këndej Drinit) me Republikën e Kosovës  (Shqipërinë andej Drinit).

Për shkak të punimeve, është njoftuar që për dy javë do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, dhe konkretisht, devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqnit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.