SI PO PRISHET GJUHA SHQIPE !
Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:
Jan kenë t’hutuemun!…
Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno, as kalispera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
nga mendja jem holluemun!
Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,
kombin tonë m’e përparue,
dhen tonë m’e nderuemun;
Rri n’shkollë djali pesë – gjashtë vjet,
kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,
Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi
me fjalt t’gjuhve t’hueja!…
Thotë: me thanë la verita
ktu në Shkodër sot diçka
janë civilizuemun…
La gioventu ka studiue
di me folë, me ragionue
po m’vjen mirë: bravissimo!
Veramente, n’shkolla t’hueja
me kenë me studiue dhe grueja,
kish me u ndritë il popolo,
Se n’dhe t’huej asht rispettata,
grueja asht emancipata,
nuk asht schiava e burrave!…
Dhe kah ana e Toskenis
ku janë shkollat e Greqis,
çud asht me i ndigjuemun;
Atje Toskat t’thotë gjithehera:
mirëmbrëma, kalimera
si ta kam, kalla mu ise?!
Thuej: ç’po bahet nga Greqija?
T’thotë: atje është elefterija,
bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,
n’Stara Serbia(?!) ku i kishteni
msohet n’shkolla t’serbëve,
Tue folë shqyp t’thotë me pahir:
si je brate, nadja e mirë,
dobro utro, kakoti?…
E kshtu gjuha po shëmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
nga shkollat e hueja!…
add a comment