Lëvizja\UÇK

Fatos Aliu: Në kujtim dhe nderim të Konferencë së Bujanit, që shprehu dhe paraqiti botërisht dëshirën shekullore të popullit të pushtuar shqiptar nga Jugoserbia për t’u bashkuar me shtetin AMË

Në kujtim të Konferencës së Bujanit
2 JANARI 2022!
– 78 vjetori i vendimeve historike të Konferencës së Bujanit
Datë historike e shënuar me gjak lirie nga kollosët e kohës, nga një elitë e denjë fisnike atdhetare!
Mjerisht ky ideal, pas 1999, edhe pas shkatërrimit të Jugoserbisë sunduese, në vend që të përforcohet dhe të rivendoset në rrugë të zbatimit, u hesht dhe u zbeh për hir të interesave të veçanta partiake!
Mbetet të urojmë këndellje të memorieve shqiptare, kthesa në rrugë të aspiratave kombëtare të kombit shqiptar!
Mbetet të shpresojmë ringritjen e një elite në shembullin e Konferencës së Bujanit, të atyre që ishin konsekuentë dhe stoikë për zbatimin e vendimeve të saj historike.
Lavdi të rënëve për çlirim, vetëvendosje dhe bashkim të trojeve shqiptare për Një Shqipëri – Një shtet – Një komb të bashkuar!
(Fatos Aliu Kelmendi)