Lëvizja\UÇK

Faton Mehmetaj: Heroina e popullit shqiptar Fetnete Ramosaj

Vitet kalojnë me radhë, e nuk kthehen më, por Ti kurrë nuk do të harrohesh Fetnete Maxhun Ramosaj, Heroina e popullit shqiptar. Ti nuk i takove vetëm Kosovës por ishe vetë tërësia e gjeografisë shqiptare! Tu dha tituli Hero, sepse kishe shpirtë heroi. E pathyeshme mbete në të gjitha tallazet e jetës, krenare ishe dhe mbete gjithmonë, sepse tek ti buronte krenaria. Me të drejt ky popull të radhiti dhe të vlerësoi në gjerdanin e njerëzve më të çmuar të kombit tonë. Një jetë të tërë pa pushuar as një ditë të vetme në shërbim të Kombit e Atëdheut.
Në kohëra të vështira u bëre frymzim, por ishe edhe jehonë e të gjitha ngjarjeve historike, e në luftën e fundit që ishte epilogu i të gjitha ngjarjeve të historisë, ishe protagoniste e madhe por edhe Zëri i UÇK-së. Ata që të njoftën, bashkëluftëtarët, bashëveprimtarët, njerëzit e idealit e sakrificës e mbarë populli ynë të krahasuan më figurat më të nditura të Kombit shqiptar sepse ti ishe prototip i heroinës së vërtetë.
Madhështia jote në mesin tonë na bëri gjithmonë të jemi krenar me ty. Ekzemplar i rrallë i popullit tonë, moto e jetës sate gjithmonë ishte “Me pushkë e pendë” dhe ashtu veprove. Akademi në vete, veprat tua do tu sherbejnë brezave që vinë për të mësuar për historinë, mundin dhe sakrificen e këtij vendi që aq shumë e deshte.
Pusho në lendinën e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, pusho dhe jeto me lavdinë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të përjetëshmëve sikurse je edhe ti.