Histori

Faton Mehmetaj: Heroi popullor Selman Kadria

Në varrezat e reja të fshatit Cerrcë, buzë rruge, pushojnë eshtrat e Selman Kadri Hasanajt, i njohur në popull si “Selman Kadria”, i lindur më 1906 në fshatin Cerrcë. Ishte ndër luftëtarët e shquar të Dukagjinit dhe ndër atentatorët më në zë për kohën e tij i cili e vrau vojvodën Miliç Kërstiqin që ishte kryetari i çetnikëve serb të Istogut si dhe komandant i xhandarmërisë serbe në rrethinën e Istogut. Ishte edhe përgjegjës për disa masakra të tmerrshme kundër popullit shqiptar në Istog e më gjërë dhe vrasjen e shumë shqiptarëve të pafajshëm, djegjen dhe shkatërrimin e çdo gjëje që ishte shqiptare. Kjo vrasje ishte ndër vrasjet që bëri bujë të madhe, gjithë kah kishte shqiptarë. Emri i Selman Kadrisë ishte kthyer në simbol të shpresës, të trimërisë dhe të lirisë, në shembull frymëzimi se si duhej luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Selman Kadria, ishte nga familja e njohur Hasanaj nga fshati Cerrcë, familje në zë dhe ndër më të vjetrat e këtij fshati. U rrit dhe edukua me trimëritë e luftëtarëve të njohur si: Azem Galicës, Beqir Rexhës, Mehmet Konjuhit, Kamer Loshit, Nak Berishës, Binak Perkiqit, Ramë Alisë, Adem Sejdisë, etj, trimëritë dhe heroizmi i tyre flitej për ditë në odat e burrave të rrethit ku lindi e u rrit Selman Kadria. Figura dhe vepra që bëri Selmon Kadria ngadhnjeu mbi shtypjen, shfrytzimin, represionin, vrasjet, djegiet, dëbimet dhe internimet që i bënte ushtria, xhandarmëria dhe bandat çetnike serbe mbi popullatën e pa armatosur shqiptare. Vrasja e Miliç Kërstiqit i liroj popullatën e kësaj ane nga vuajtjet dhe eksplatimi i çfrenuar, njëherit kjo vrasje ishte tregues i qartë se zullumqarin kjo tokë nuk e banë. Në rrethinat e Istogut vepronte grupi i Kostë Peçancit dhe Miliq Kërstiqit që përbëhej nga Spiro Dellovci, Arsenije Qyrku, Gal Tërziqi, Pantë Hashanin, Jer Malisha, Savë Peroviqi, Arsa Peroviqi, Maliç Malishiqi etj, secili më kriminel e më gjakpirës se tjetri. Dëmet që i kishte bërë ky grup mbi popullin shqiptar kanë qenë të papara. Pjestarët e këtij grupi i kishin kryer mbi 30 masakra në rajonin e Dukagjinit e më gjërë, kishin organizuar vrasjet e burrave më të mirë shqiptar, kishin organizuar vrasjen e prijësve të çetave kaçake, udhëheqësve politik e burrave me ndikim në popull. Prandaj vrasja e Miliq Kërstiqit njërit prej drejtuesve të këtij grupi nga ana e Selman Kadrisë u konsiderua si shpëtim dhe ringjallje e luftës për liri e pavarësi. Selmon Kadria bashkëvepronte me Brahim Ukë Kabashin nga Gurrakoci dhe Ali Kabashin nga Tomoci, luftëtar të zot, që të tre rapsodë popullor ndër më të dëgjuarit në gjithë Kosovën. Në qërshor të vitit 1938, në livadhet e quajtura Lytece, në Lluga të Cerrcës, në breg të lumit Istog, Selman Kadria e vret Miliq Kërstiqin, zullumqarin më të madhë për atë kohë, siç e cekë edhe rapsodi popullor:
“A e din ti sa ke pre shqiptar,
e sa nonat i ke lonë pa djalë.
Ke vra njerz tuj shku në mulli,
Nepër djepa ke vra sabi”
Selmani ishte hero, nami i tij u rrit shumë si në legjenda pasi e vrau Miliq Kërstiqin. Për të u zgjodhën fjalët më të mira, lavdet ishin pa fund, figura e tij arriti deri në kult. Madje rapsodi i thuri vargje që janë të pavdekshme ndër mote.
Ka rreh telin Mreti i Shipnisë,
Me’i knue hatme Selmon Kadrisë,
Pushkë të madhe i dha Serbisë.
Pushkë të madhe na’i ka dhonë,
Preu vojvodën at kapeton.
Selmon Kadria u vra tradhëtisht nga daja i tij në vitin 1938.