Shqipëria/Aktualitet

Fatmir Rashiti: Ç’po ndodh me shkollën dhe shoqërinë tonë

Çfarë po ndodh me ne si shoqëri !?
Dëgjova sot se në Prishtinë bojkotohet mësimi me moton : “Spo shkohet në shkollë më”.
Madje thanë se nesër në të gjitha komunat e Kosovës nuk do të shkohet në shkolla!
Arsyet, prej më të ndryshmeve : s’ka ujë , s’ka kabinete , s’ka teknologji informative , s’ka ujë të ngrohtë , s’ka sapuna…Me një fjalë s’ka cilësi e ndryshim në arsiminin tonë .
Vërtet kam qenë dhe jam i mendimit se pa arsim cilësor, s’ka zhvillim të shoqërisë, as ekonomik e kulturor të Kosovës.
Nëse vazhdojmë kështu, edhe zbrazet Kosova, edhe s’jemi më për shkollë , s’na duhen më!
Si shumë institucione, edhe institucionet arsimore janë të politizuara skajshëm. Ato udhëhiqen, të shumtën e rasteve, nga militantë patiakë dhe me kualufikime të mangëta dhe të dyshimta. Çfarë është edhe më keq , ka mjaft kuadro arsimore që as për vete nuk dinë. Si mund t’i arsimojnë gjeneratat e reja ata që nuk dinë as për vete !? Besa ka edhe të tillë që janë pajisur me diplona profesionale ” nga tregu”. E të tillë nuk janë pak.
Këto protesta janë një këmbanë alarmi që thërret se në arsim janë të domosdoshme reforma rrënjësore serioze.
Pritet të shihet, por jemi skeptikë.