(Në vend të baladës për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun)
Siranat e automobilave po e tronditnin qytetin me zhurmat e tyre shurdhuese, ndërsa dritat e neonit, që gjatë tërë natës kishin ndriquar rrugët, po i lironin vendin rrezeve të diellit.
Qyteti i Prishtinës po zgjohej nga gjumi.
Heshtjen Vjeshtake po e thyenin me të madhe zhurmat e rënda dhe të ngjirura të makinave që i tërhiqnin zingjirët e zinjë drejt „ Kodrës së Diellit“ e duke lënë gjurmë në asfaltin që po e dëmtonin. Në secilin skaj të qytetit ndjehej vjeshta edhe pse në këtë ditë të sotshme, dielli po përvëlonte.
Vëmendjen e qytetarëve po tërhiqnin forca të shumta të policisë që po grumbulloheshin afër një pallati, i cili po qëndronte në vendin e tij dhe nuk po lëvizte fare; sikur të dinte që mu aty do të shkruhej një nga historit e qëndresës nga më të lavdishmet.
Ky përqëndrim i madh i forcave ushtarako – policore s’mund të lente asnjeri indiferent por se çfarë po bëhej s’mund të thoshte njeri.
“ I kanë rrethuar dy ilegalë”, – u dëgjua zëri i një të riut.
Ilegalët ndodheshin në njërën prej banesave të pallatit në fjalë. Midis tyre filluan të këshillohen se si do të vepronin.
“ Të çajmë rrethimin me luftim ? » « Po qe se,nuk arrijmë të çajmë rrethimin, atëherë do të luftojmë deri në fishekun e fundit ! »
Në ndërkohë nga megafoni jehoi një zë që i thërriste trimat të dorëzoheshin.Çirrej një zë polici në të dy gjuhët ; shqip dhe serbishtë.
« Luftetarët e lirisë nuk dorëzohen ! Ata bijnë dhe ngriten përsëri! S’ka dorëzim se shqiptar jemi e krenar jemi!“ – u dëgjua zëri i njërit nga të dy trimat.
„ Po provoj unë i pari të çaj rrethimin », – foli Ismajli dhe sakaq kërceu nga ballkoni i banesës duke shtirë me automatikun e tij të shkurtër të tipit „ Uzo“ në drejtim të armiqëve; në drejtim të zemërzinjëve; në drejtim të faqezinjëve!
Mirëpo, në drejtim të tij u shti me një breshëri armësh dhe plumbat e mitralozit armik e të pushkëve tjera të anës tjetër e qëlluan për vdekje, sapo kish hedhur disa hapa. Në ndërkohë ilegali i dytë Shpëtimi, kërceu duke hedhur një bombë dore drejt armikut, iu afrua shokut të plagosur dhe me mjaft mundim e tërhoqi, në drejtim të një podrumi të hapur, në hyrje të një banese tjetër.Gjatë kësaj kohe një batalion i tërë policësh, po përforconte edhe me shumë rrethimin.
Çarja e rrethimit ishte e pamundur.
„ Do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut!“
U betuan të dy ilegalët! S’mund të bënin betim tjetër! Sepse ky betim ishte edhe urim nënash!
Njëri ishte i plagosur rëndë dhe tjetri mundohej t’i ndalte gjakderdhjen shokut, që kurrsesi nuk po ndalej.Ismajli në njërën dorë e mbante fort të shtrënguar automatikun e tij. U lëkund paksa nga muri, ku trupi i tij ishte mbështetur, u afrua afër një pengjereje të vockël prej të cilës „ Uzoja“ e tij filloi të villte zjarr.
Nga ana tjetër e podrumit u dëgjua zëri i Shpëtimit:
„ Babain tim e paskan vë para autoblindave“…
„ Ata duan që… ar..mët tona… të heshtin… të na bëjnë… prrresioon për dooo..rzzz..im, – mezi i nxori fjalët Ismajli nga gjendja në të cilën ndodhej.
Plumbat e armikut dhe gazi lotësjellës binin si breshër në drejtim të bodrumit në të cilin gjendeshin, të barrikaduar të dy ilegalët. Ata që po hidhnin gjithë këto tonelata me erë vdekjeje nuk mund ta kuptonin dot:“ se si mund të qëndronin dy veta kundrejt gjjithë asaj fuqie?!“
„ Predajte se! Nemate shanse!“ u dëgjua një thirrje në serbishte.
„ Dorëzohuni! Nuk keni gjasa për shpëtim!“ – u dëgjua një thirrje tjetër në shqipe.
„ Nuk dorëzohemi gjallë! Ne edhe të vdekur jemi të gjallë në krahasim me ata që në shqipe po na kërkojnë të dorëzohemi, të cilët edhe si të gjallë janë të vdekur ! »
Policia po bënte gjithë përpjekjet për të hyrë në « Kështjellën- Qëndresë » të heronjëve, por po dështonin.
Po kalonin më shumë se dhjetë orë që kur nisi lufta. I tërë qyteti i Prishtinës e ndiqte me ankth zhvillimin e dramës në “Kodër të Diellit». Kur krismat pushonin populli fikej në zemër. Qytetarët sikur ziheshin nga afiksia e çastit.
Qyteti nuk po mirrte frymë.
„ S’po dëgjohen më krismat“ – thonin qytetarët.
„ Mbaruan“, – thonin disa të tjerë.
“ Po ka kush ua merr hakun”, – shfryente djalëria.
Por sapo krismat fillonin përsëri, shpresat ngjalleshin.
“ Po mbahen trimat, Po luftojnë trimat”.
Një helikopter vërtitej fare pranë mbi shtepinë- Qëndresë. Donte të mitralonte nga lartë por kishin frikën se do të qëllonin policët, të cilët megjithëse ishin në numër aqë të madh, rrinin të strukur prapa autoblindave. Helikopteri armik me uturimën e tij shurdhuese donte t’ua shtinte frikën trimave por e kishte të kotë…
Ata, dy ilegalët, ishin kalitur nga mësimet e qëndresës heroike të kalas së krujës për vite me radhë ; s’kishin Skënderbe jashtë mureve, sepse vet ishin bërë Gjergja mbrenda atyre mureve.
Dhe sakaq, për një kohë mbretëroi heshtja. Edhe helikopteri u largua. U frikua! Armët e të dyja palëve pushuan. Bregun e diellit filluan ta mbulojn retë e zeza, të krijuara nga helmet e shumta kimike.
Mbrenda në « kalan e tyre heroike » i mbështetur për muri, i bërë qull nga djersët, me trupin e tij të përgjakur, Ismajli i bëri shenjë me kokë Shpëtimit, që t’i afrohej.
Ai donte t’i fliste.
I foli.
« Shpëtim… unë… tani gjithnjë më… vësh..tirë po e.. kam… fuqia po më tradhton… po.. tiiii.. ti. Ti… çaje rrethimin!“
„ Së bashku vëlla do t’ia dalim!“
Një breshëri të shtënash sërish u dëgjua nga jashtë. Shpëtimi vrapoi në drejtim të mitralozit dhe me të filloi të shtjerë në drejtim të armiqëve.
Automatiku i Ismajlit po heshtte.
Shpëtimi ktheu kokën për të parë shokun dhe pa që Ismajli që ishte mbështetur për muri, me sy të ngrirë e të cilët me mall e përqafim sikur e puqnin shokun; buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë dhe ngjyrën e kuqe të gjakut që po ia mbulonte fytyrën dhe për çudi rjedha e tij sikur po vizatonte shqiponjën!
“ Ismajl vëlla!” – klithi Shpëtimi.
Iu afrua shokut dhe kokën e tij e vuri në prehrin e tij. Duart filluan t’ia miklonin flokët e dendur e bjonde të Ismajlit.
Dy pika Loti i shpëtuan nga sytë.
“ Pasi nuk mundëm së bashku të çanim rrethimin atëherë do të vdesim së bashku”!
Shpëtimi mbeti i vetëm dhe tani jo më për të qarë rrethimin po për të luftuar robërimin. Nëpër tym e nëpër flakë kalonte nga një pozicion në pozicionin tjetër. Ai po luftonte sikur të ishte vet i dhjetë. Po qëndronte! Qendres e heroizëm së bashku në një vend!
Mesnatë e 2 Nëntorit.
I tërë bregu i Diellit” i zgjuar.
Qyteti nuk po flinte! S’mund të flinte! E pse të flinte!
Pas mesnate të shtënat kishin marrë fund!
Edhe Shpëtimin e kishte marrë plumbi!
P.S.
Më lartë, në foto është çanta e Afrim Zhitisë ( pronë e familjes sime), me të cilën qarkullonte kudo që shkonte gjatë tetorit 1989, aty përpos veglave të punës mbante revolen, të cilën, ma kishte dhuruar po në tetor, meqë ai e mori një „ uzi“ izraelit.
Është një ndodhi me „ uzin“ gjuhën angleze etj. në mes meje dhe Afrimit…
Në një rast tjetër do t‘ua rrëfejë,,,
add a comment