Histori

Fatlind Selmani: Vrasja e Mehmetali Pashë Maxharit në Gjakovë

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga Sylejman Vokshi, vranë në Gjakovë mareshalin turk, Mehmet Ali Pashë Magjari, në kullat e Abdullah Pashë Drenit.
Gjatë përleshjeve disa ditore janë vrarë rreth 400 kryengritës shqiptarë.
Mareshali turk kishte shkuar në Gjakovë me qëllim për t’ i bindur shqiptarët t’i lëshonin Malit të Zi Plavën Gucinë, Ulqinin e toka të tjera, sipas vendimeve të Konferencës së Berlinit të qershorit të vitit 1878, ku ishte injoruar ekzistenca e Shqipërisë, ndërsa emri i saj ishte cilësuar vetëm si shprehje gjeografike.
Turqia, pas humbjes në Plevne në vitin 1877, me qëllim që të ruante territoret e tjera të Perandorisë kishte nënshkruar Traktatin e Berlinit në dëm të tokave shqiptare.