Uncategorised

Fadil Shyti: Vigjilencë!

PSE PO KRENOHEMI, ME HUMBJET-ASIMILIMIN E BREZNIVE,
BILES, ME “INTEGRIMET”, ME IKJEN NGA ATDHEU, TË KUADROVE TONA?!

Mendime të thelluara:

…O kohë, o zakone!…
-Deri kur kështu?!

-Ne bijtë dhe bijat e Shqipërisë Etnike,
po krenohemi në mërgim, që i kënaqëm; i mbushëm Europën, Amerikën dhe botën me njerëz të ditur, me INTELEKTUALÉ/E:
në mjekësi,
jurispodencë/drejtësi,
në arsim,
kulturë,
në artet
né polici
në ushtri dhe në fushat tjera; ekonomike, politike, kulturore dhe shkencore;-tamam, si dikur në “kohërat e kolerës”, kur Shqipëria Etnike vuante në robërinë pesë shekullore, nën sundimin e Turqisë Otomane; atëbotë e pat mbushur perandorinë okupatore me vezirë arkitektë e pashallarë, filozofë, poetë, gjuhëtarë e të tjerë, që jetonin e punonin atje…
-Vallë, çfarë bënë gjithë këto armata punëtore shqiptare për atdhe?!

-Fatkeqësisht, në këto 30 vite “zhvillimi”, demone-kracie kapitaliste, ende po këndohet “kënga e vjetër”-nën thundra të “miqve té rinj”, kolonizatorë perëndimorë.
Tani, logjikisht shtrohet pyetja fort e arsyeshme; duke i parë gjithë këto procese defansive të prapakthimeve historike në fushat e jetës ekonomike, politike, ushtarake besa edhe të humbjeve të pjesëve tokësore, malore dhe detare, përballë shteteve fqinje armike, vallë a ka rënë Shqipëria dhe kombi shqiptar në mashtrimet shekullore-mizore, në pushtime dhe kolonizime të reja sunduese?!

KUJDES!

Mëmës Shqipëri Etnike, i duhen ZEMRAT, TRURËT DHE MUSHKËRITË E VETA!
-DUHET T’ I FRESKOHET, T’ I KTHEHET GJAKU I SAJ,-NË TRUPIN E SAJ!

Postimet e fundit !