Opinion

Fadil Shyti: Republika Shqiptare e Kosovës të udhëhiqet nga atdhetarët dhe atdhetaret!

Jam ca i shqetësuar, pse në VV po anëtarësohen elementë jo aq të devotshëm, jo aq të merituar!!


-Po më ikë gjumi, nga zhurmat e “analistëve” dhe të kameleonëve politikë/e që,-siç po thuhet me kënaqësi: “po aderojnë”, në prag të këtyre zgjedhjeve të parakohshme, të dat.14 Shkurt, 2021; pas rënies së qeverisë ilegjitime, Koti, po turren, -në partitë e krahut të fortë partiak, në veçanti, tani kjo po ndodhë edhe në VV.
Puthadorët dhe puthadoret e LPAN-it, tani  pas 16 vj, veprimtari paqësore aktive të Albinit dhe VV-së, që nuk i pamë, as i dëgjuam në përkrahje të Albinit as të VV-së, në mbrojtje të interesave të popullit dhe atdheut, heshtën si mumiet, s’u paraqitën në media, as në protesta në sheshet e qyteteve as në rrugët e katundeve, në aksionet gjer në kufi me Serbinë Fashiste dhe kundër klasës sunduese të LPAN-it që, me lëshimet e pandërprera në dialog në kancelaritë euro-atlantike, kanë bërë prapakthime të mëdha gjatë kësaj decenie e ca vite më shumë…
Shihni sa mirë dhe sa “me kohë” erdhën “hutinët”,-tani para zgjedhjeve janë kthjelluar, janë ndërgjegjësuar; sa qesharakë/e, po më duken kur po i shoh në TVSH-re, kur “po bëhen copë-copë”, të futen në VV,-për të kapur një post, apo një kockë pushteti, për përfitime personale?!…-Injorantët dhe delirantët, deri dje s’kanë lënë “gur e dru, pa hedhur mbi supet e Albinit dhe té VV”, tani sa dinakërisht po shkojnë, po dinë të palohen “nën pallton” e Albinit dhe nën pullazin e VV.
-Mirë është kjo, kur nga radhët e shtresave të gjëra popullore përparimtare, për elementë të mashtruar dhe atdhetarë, nëse vërtet kanë reflektuar pozitivisht, tani më mirë vonë se kurrrē po i bashkohen VV, njerëz të ngritur me arsim dhe kulturé, njerëz të devotshëm me dinjitet,-por fjalën e kam për disa kopukë dhe kopuke po kërcejnë si majmunët në degët, për të kapur ndonjë banane…-Ky soj sorollopi, sot vërtet po tregohen pehlivané/e, sharlatané/e,-veç mos harroni që, kjo sqotë, sot janë entusiastë  duke shpresuar në “lotari politike”…,-ndërsa, nesër ikin poaq lehtë dhe pa kohë,-ashtu siç kanë ardhur me zor dhe shumë me vonesë.
Vigjilencë!
-Albini dhe udhëheqja e VV, ndaj tyre duhet të kenë shumë kujdes!
-Kurrsesi, mos t’u bëjnë elozhe me entuziasëm, t’u premtojnë poste të larta, pa dhēnë prova të forta dhe bindëse devotshmërie; né punë partie dhe në veçanti të verifikojnë, të shohin qartë për të gjithë: sa ishin kjo gjeneratë skifterësh në shërbim të popullit dhe atdheut?!A janë, me apo pa njolla nga e kaluara e tyre,-pra, a janë të pastër, a janë tē pa hajnizuar, (të pa korruptuar),-e, të tjera dukuri negative si këto; pastaj t’i marrin detyrat në Kuvendin e ardhshëm, apo edhe në qeverisé, “Kurti 2”.
Vigjilencë!
Të neveritshëm, ishin dhe janë  kameleonët dhe kameleonet në tryezat tona?! Udhëheqësi ynë i devotshëm, ish-Kryeministri, Albin Kurti dhe Partia jonë heroike VV, ka përvojë të hidhur para ca vitesh me 12-shen famëkeqe,e cila, posa e rehatua me veten, i mori votat mbi meritat e Albinit dhe të VV, si politikanë/e foshnjore, vetëm brenda 15 ditësh, ikën, tamam si fēmijët plangprishës,-siç zhurmonin pastaj me moton: “Ikëm nga partia që sundohet prej babait” politik, Albinit, i cili kinse me kultin e tij prej udhëheqësi, e kishte uzurpuar partinë”?!!!-Madje,  prej Albinit kërkuan të mos kandidonte si Kryetar i VV!!? Kur kjo kërkesë anti-demokratike,nuk ju eci, njëzëri si patat dhe patakët në kënetë; u bashkuan, duke u pozcionuar si “Grup i pavarur deputetësh në Kuvendin e Kosovës”?!!!

“Kujdes, o popull!
“Atdhe, borgjezët perin, e tjerrin hollë,

Në çdo sofër, mund të kemi një tradhëtor”!

(Hysni Milloshi)15 Janar, 2021