Rugova gjatë luftës është marrë nga policia dhe është dërguar në Beograd, jo në qendër ndalimi për pengje apo të burgosur, por u akomodua në kushte hoteli. Rugova i është nënshtruar kërcnimit dhe ka pranuar bashkëpunim me autoritetet serbe. Fillimisht ka pasur takim, që ka qenë në media, me Milosheviçin. Pastaj ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me Kryetarin e Serbisë, Millan Milutinoviç, për autonomi të Kosovës nën Serbi (shih tekstin origjinal dhe përkthimin). Rugova në Beograd e ka pasur statusin e njeriut që nuk po kundërshton bashkëpunimin. Rugova nuk ka qenë peng. Të qenit peng është fatkeqësi individuale. Dhe, kur ai qëndron në fatkeqësinë e vet, vazhdon të jetë peng. Kur pengu takohet me kryetarin e shtetit armik, merr vendime, nënshkruan deklarata, bën marrëveshje për të tjerët, për popullin, nuk është më peng, por një bashkëpunëtor që e kanë thyer. Në Kosovë, nga dëshira për të mos pasur tradhtarë, por vetëm heronj, ata quhen pengje!? Për keqardhje ajo që ka ndodhur. Gabim ata që i gëzohen fajeve të Rugovës edhe më gabim ata që i fshehin ato.
add a comment