Fundi i Luftës së ftohtë ishte e pritshme të ishte edhe fundi i Federatës Jugosllave. Shkërmoçja e RSFJ-së i krijonte mundësi objektive gjeopolitikës postmoderne serbe për ripozicionim në dobi të zgjerimit të hapësirës jetike në perëndim – përmes krijimit të Republikës Srbska në Bosnjë dhe kështu edhe të rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe. Ndërkohë me Beogradin si qendër drejtuese e zonës së ashtuquajtur “Mini Shengen”, hë për hë vetëm si ide, ajo shtrin influencën tutje në hapësirën shqiptare si tërësi.
Prishtinë, 7 janar 2021 – Në rrugëtimin e gjeopolitikës serbe ndikim pati, krahas gjeopolitikës gjermane, edhe ajo ruse, sidomos kur bëhet fjalë për intencat permanente të Beogradit për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të shqiptarëve. Kjo do të vihet re që në etapat e para të gjeopolitikës si mendim dhe akt politiko-ushtarak. Këtë periudhë Serbia do ta shfrytëzoj në maksimum për zgjerim të hapësirës jetësore në jug, fillimisht (1877–1912), ndërkaq pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, edhe në perendim (Bosnjë). Në epokën e dytë, rspektivisht erën e dytë gjeopolitike (1945 –1990)”, ku diskursi gjeopolitik u zhvillua si në teori edhe në praktikë, Serbia do ta aplikojë për aq sa i lejonin rrethanat, duke u kufizuar brenda hapësirës Jugosllave.
Me afrimin e fundit të Luftës së Ftohtë (1990) Serbia do t’i rikthehet epokës së dytë të gjeopolitikës, duke projektuar zgjerimin faktik e real të gjeografisë serbe fillimisht në dëm të kroatëve e boshnjakëve, e më pas, përmes projekteve si ai PATKOI edh enë riciklimin e Toplicës në Kosovë, eedhe me çmimin e gjenocidit.
Idetë mbi të
ashtuquajturin “Mini Shengen”, që në fakt do të duhej të kishte emrin real
“Projekti i Novisadit” në bazamentitn e të cilit është intenca për rikrijimin e
Jugosllavisë së re pa Sllovenin dhe Kroacin, por me Shqipërinë dhe Kosovën
brenda, duke i dhënë Beogradit sërish rolin drejtues e dominues, duket se janë
produkt i gjeopolitikës post-moderne.
Ashtu siç konsiderohet testamenti politik i Rishëljesë, që bazohet në teoritë e
realizmit politik, duke hy në histori si gurthemeli i gjeopolitikës franceze,
edhe Naçertania e Garashaninit mund të cilësohet si gurthemeli i gjeopolitikës
serbe.
Shkolla franceze e gjeopolitikës gjatë gjithë procesit të ngjitjes së saj në
shkollë më vete, ishte dhe mbetet si “përgjigje ndaj konceptit gjerman të
gjeopolitkës.” [1]
Etapat e para të gjeopolitikës serbe dhe
zgjerimi drejt jugut
Në rrugëtimin e gjeopolitikës serbe ndikim pati para së gjithash, krahas
gjeopolitikës gjermane, edhe ajo ruse, sidomos kur bëhet fjalë për intencat
permanente të Beogradit për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të fqinjëve,
para së gjithash në dëm të shqiptarëve. Kjo do të vihet re që në etapat e para
të gjeopolitikës si mendim dhe akt politiko-ushtarak, që do të shprehej përmes
rivalitetit të ashpër të fuqive imperialiste (1875–1945). Këtë periudhë Serbia
do ta shfrytëzoj në maksimum për zgjerim të hapësirës jetësore në jug,
fillimisht (1877–1912), ndërkaq pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që
do të shpërthejë pikërisht duke u provokuar drejtpërdrejt nga Serbia (atentati
ndaj princit Feranc Ferdinand, në Sarajevë, 1914), edhe në perendim (Bosnjë),
me ç’rast ajo projektet që kishte prodhuar mendimi gjeopolitik e gjeostrategjik
serb, po i aplikonte në praktikë.
Edhe epokën e dytë, rspektivisht erën e
dytë gjeopolitike, që përfshin periudhën që karakterizohet si “Rendi
botëror i Luftës së Ftohtë (1945 –1990)”, [2] ku diskursi gjeopolitik u
zhvillua si në teori edhe në praktikë, Serbia do ta aplikojë për aq sa i
lejonin rrethanat, duke u kufizuar brenda hapësirës Jugosllave. Ajo zotronte
komplet tregun e Jugosllavisë, ndërkaq drejtonte edhe politikën e jashtme duke
marrë në konsideratë mbi të gjitha interesat jetike serbe brenda federatës.
Me afrimin e fundit të Luftës së Ftohtë (1990) Serbia do t’i rikthehet epokës së dytë të gjeopolitikës, duke projektuar zgjerimin faktik e real të gjeografisë serbe fillimisht në dëm të kroatëve e boshnjakëve, e më pas, përmes projekteve si ai PATKOI edh enë riciklimin e Toplicës në Kosovë, eedhe me çmimin e gjenocidit.
Rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe
Idetë mbi të
ashtuquajturin “Mini Shengen”, që në fakt do të duhej ta kishte emrin real
„Projekti i Novisadit” në bazamentitn e të cilit është intenca për rikrijimin e
Jugosllavisë së re pa Sllovenin dhe Kroacin, por me Shqipërin dhe Kosovën
brenda, duke i dhënë Beogradit sërish rolin drejtues e dominues, duket se janë
produkt i gjeopolitikës post-moderne. Ky projekt serb dëshmon se gjeopolitika
serbe nuk ka hequr dorë nga objektivat e saj themelore — zgjerimi dhe dominimi
në Beogradit në Evroën Juglindore, por në pamundësi për qasje klasike, ai ka
adoptuar elemente të reja të gjeopolitikës post-moderne, duke ju përshtatur
qasjes së Brukselit dhe Moskës përgjithësisht për Evropën Juglindore dhe në
veçanti për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shqipëria gjendet në një pjesë nevralgjike të kontinentit të vjetër që dikur
njihej me emrin Gadishulli Ilirik. Emri “Ballkan” vjen nga fjala turke qe do të
thotë “një zinxhir i maleve i pyllëzuar.” Emri i lashtë grekë për Gadishullin
Ballkanik ishte “gadishulli i Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou
Haímou)”. [3]
Në Mesjetën e vonshme ai u quajt Gadishulli Balkanik, sipas maleve të
Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni
ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej diku 55 milion
banorësh me dendësi 110.7b/km2.
Gadishulli
Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi
konvencional se natyrorë.
Ky gadishull, është një rajon gjeopolitik dhe
kulturor i Evropës juglindore. Ai krijon raporte të veçanta si me kontinentin
mëmë — sidomos Evropën e Mesme, po ashtu edhe me Azinë, saktësisht me
Gadishullin e Azisë së Vogël, respektivisht Gadishullin e Anadollit.
I tërë Ballkani ka pasë qenë “sinonim me perandoritë e vjetra
Turke e Bizantine, me vargmale të paqeverisura që kishin penguar zhvillimin dhe
me një standard zakonisht më të ulët të jetuari, që shkojnë pas dhjetëvjeçarë e
shekuj krahasuar me tokat e perandorive të mëparshme Habsburgase dhe Prusiane
në zemër të Europës.” [4]
Me shpërbërjen e Perandorisë Otomane dhe asaj të Austrohungarisë gjeopolitika
ekspansionsioniste e Serbisë e mbështetur nga Fuqitë e Mëdha si Rusia, Franca
dhe Anglia, në përputhje me interesat e tyre, u shtri tutje në jug e perendim,
kryesisht në dëm të shqiptarëve, ndërkaq gjatë epokës së Luftës së ftohtë, nën
petkun e Jugosllavisë ajo do të shndërrohej në fuqi rajonale dominuese. Nëdrkaq
në epokën e gjeopolitikës postmoderne, Serbia pretendon ta zëvendësojë
Jugosllavinë e Titos përmes krijimit të të ashtuquajturës zonë “Mini Shengen”.
Këtë hap Serbia po e bën nën ombrellën e Procesit të Berlinit, e kundër tij,
duke marrë në konsideratë edhe interesat strategjike për ruajtjen e balancit
mes shteteve të Ballkanit. Le të kujtojmë faktin se Procesi i Berlinit ishte
dhe mbetet një iniciativë e përbashkët e BE-së me 6 shtetet e Ballkanit
Perëndimor, ku rol qendror kishte edhe Komisioni Evropian. Ky rol i Komisionit
Europian ndërlidhet me faktin se, ky proces mbështet qasjen e vendeve të
Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe pranimin e tyre në BE, si dhe
intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, që përjashton çfardo rikrijimi të
mundshëm të Jugosllavisë së re dhe dominimi të mundshëm të Serbisë. Shih për
këtë, ky proces duhet të shoqorohet shpejt me një „Plan Marrshal“ për
tejkalimin e pozicioneve që pretendon t‘ i ndërtojë Serbia në dëm të kombeve
tjera të rajonit dhe shqiptarëve në veçanti.
Përfundim
Fundi i Luftës së
ftohtë ishte e pritshme të ishte edhe fundi i Federatës Jugosllave.
Jugosllavia e re, respektivisht RSFJ-ja, ishte pasuese e Mbretrisë
Serbo-kroato-sllove, e krijuar nën patronatin e drejtpërdrejtë të Konferencës
së Versajes. Nëse ajo ishte de fakto produkt politik i përplasjeve të
interesave gjeoplitike mes dy blloqeve tadicionale — atij gjerman në njërën anë
(Gjermani-Austri) dhe anglo-francez e rus, në anën tjetër, dhe si e tillë mori
fund me fillimin e LDB dhe pushtimin gjerman. Shkërmoçja e RSFJ-së i krijonte mundësi objektive gjeopolitikës
postmoderne serbe për ripozicionim në dobi të zgjerimit të hapësirës jetike në
perendim – përmes krijimit të Republikës Srbska në Bosnjë dhe kështu edhe të
rikonfigurimit të fuqisë gjeopolitike serbe. Ndërkohë me Beogradin si qendër
drejtuese e zonës së ashtuquajtur “Mini Shengen”, hë për hë vetëm si ide, ajo
shtrin influencën tutje në hapësirën shqiptare si tërësi.
_______________________________
Fusnotat/Shënimet
1. Mirela Metushaj, teza e disertacionit, UT http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/03/POZICIONIMI-GJEOPOLITIK-I-SHQIP%C3%8BRISE-N%C3%8B-PERIUDH%C3%8BN-POSTKOMUNISTE.pdf
2. Po aty, f.33
3.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Gadishulli_Ballkanik
4. Kaplan, Robert D.,
“The revenge of Geography”, Random House, New York, 2012, f.6.