Osman Taka (1848-1887) ka qenë një kryengritës i Rilindjes sonë Kombëtare si edhe një valltar shumë i mirë. Ai ishte një valltar i mirënjohur. Me emrin e tij është e lidhur edhe “Vallja e Osman Takës”.
Ende mungojnë të dhënat për fillimet e jetës së tij. Ai lindi në Konispol, në një nga familjet më të fuqishme e të pasura të qytetit, e cila njihet edhe për Alush Takën, një tjetër patriot. Në 1848 Osmani filloi një revoltë të armatosur kundër Perandorisë Otomane dhe u bë protagonist i saj. Kur u themelua Lidhja e Prizrenit, ai u emërua kryetari i degës së saj në Prevezë.
Pasi forcat osmane shtypën Lidhjen e Prevezës, ata e arrestuan më 1886 Osman Takën, i cili u akuzua nga pushteti turk për tradhëti. E burgosën në Janinë dhe e dënuan me vdekje.
Kur iu dha dëshira e fundit, ai kërkoi të vallëzonte.
Tradita popullore thotë që vallja qe kaq e bukur, saqë xhandarët Shqiptarë nuk e ekzekutuan. Por pas disa ditësh (
mbasi dyshohet për një përpjekje të re kundër Oamanëve) e kapën përsëri dhe e vranë, në Konispol.
Vallja kërcehet nga djem që vendosen në trajtë shkalle. Ecja dhe ngeja (mosngutja), që i japin hijeshi lëvizjeve, e bëjne këtë valle tepër burrërore njëkohësisht dhe elegante.
Historia e Osman Takës ka frymëzuar shumë këngëtarë popullorë e poetë të ndryshëm. Me këtë rast unë përzgjodha poezinë e poetit tonë lirik Jorgo Bllaci, i cili poezinë e ka titulluar:
VALLJA E OSMAN TAKËS
Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle !
Vetëtin me kordhë,
Shkrepëtin me valle !
Ngrihesh si shqiponjë,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua,
Sikur do të thuash:
“Ka barut kjo tokë;
Rëndë po ta shkelësh,
Bën shaka me kokë !”
“Ç,bën ky rrënjëdalë, –
Turfullon valiu, –
Ç’e pandeh litarin ?!
Lodër çilimiu ?!”
Rreptas ti përdridhesh,
Porsi shakull ere !
Ç’i kujton halldupit
Pritat e limeret,
Pritat e asqerët,
Prerë e grirë strrallit. . . .
Hijen e meitit
Ç’i vërtite ballit !
Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Një pasha dovleti
Vrave me një valle !
add a comment