Shqipëria/Aktualitet

Dilaver Goxhaj: Vallja e ballistëve

VALLJA E BALLISTËVE
Nga mediat shtetërore dhe ato “të pavarura” ditët e fundit na është bërë me dije se së afërmi Parlamenti Shqiptar do të marri në shqyrim projekt-ligjin e paraqitur nga deputeti ALIBEJ, pinjolli i kriminelit ballist Isa Toska, në emër të PD-së së Lul Bashës, i mbështetur edhe nga PD-ja e Sali Berishë, e pranuar për shqyrtim edhe nga shumica parlamentare socialiste (alias Rilindja), PËR ASGJËSIMIN E GJITHË KRIJIMTARISË LETRARE, HISTORIKE E ARTISTIKE prodhuar gjatë periudhës moniste në nderim të Luftës Antifashiste NacionalClirimtare si dhe për periudhën 45 vjeçare për ndërtimin e bazës ekonomike të cocializmit (1944-1990).
Ndoshta ia vlen t’u kujtojmë këtyre pinjollave “ATDHETARË” , pasardhës të ballistave dhe kolaboracionstëve që bashkëpunuan me nazi-fashizmin pushtues gjatë periudhës së LANC-it, se si do zhvillohet e do të përfundojë ajo seancë parlamentare, ngjashëm si vallja e dikurshme e Ballit Kombëtar, portretizuar poetikisht nga shkrimtari ynë i madh ISMAIL KADARE:
VALLJA E BALLISTËVE
Ata kërcejnë rreth e rrotull dashit të pjekur
Fjalët dhe çizmet e rënda duke përpjekur
Këndojnë për emrat e tyre që do t’u shuhen,
Për varret pa shenjë, për këngët që s’do t’u thuhen,
Për rétë që mbi ré do të hedhin shi,
Dhe shiu do t’i lagë me mërzi
Kërcejnë. Qysh tani ata kanë vdekur
Vërtiten uniformat rreth dashit të pjekur.