Portreti/intervista

Dilaver Goxhaj: Një ish-veterane Heroinë

Lejla Serjani (Iljazi)
Ditët e fundit të vitit që porsa lamë ndëroi jetë një veterane e Luftës Nacinalçlirimtare në moshën 97 vjeçare, Lejla Serjani (Iljazi) (15.1.1925-31.12.2022). Lejlaja ka lindur në fshatin Gusmar të Kurveleshit të Sipërm. Ajo ishte e bija e Fuat Iliazit (1890-1970), i cili ka qenë Komandanti i parë i batalionit vullnetar territorial partizan i Kurveleshit të Sipërm prej kur u inaugurua ky batalion në qershor të viti 1943, në Gusmar I cili ishte edhe qendra e nënprefekturës së Kurveleshit. Batalioni përbëhej prej 6 çeta territoriale vullnetare, duke kryer aksione edhe jashtë krahinës. Babi i saj, Fuat Iljazi, ishte një nacionalist patriot i arsimuar pjesmarrës edhe në Luftën e Vlorës në 1920, në përbërje të çetës së Gusmarit me 60 luftëtarë, prej ditës së parë të luftimeve në Kotë, më 1 qershor 1920. Fuati, së bashku me Rakip Dukën, Shaban Doracin, Qerim Veshin e Gani Kananin u hodhën me sulm të rrufeshëm mbi pozicionet e para, asgjësuan një mitraloz “Breda” që pengonte përparimin e shokëve, dhe kjo u dha mundësi këtyre të përparonin e të futen në oborrin e ndërtesës së komandës, ku u vra dhe gjeneral Gotti. Për atë pjesmarrje pas lufte ai u internua disa vite në Siçili së bashku me tre bashkfshatrë të tjerë. Gjatë regjimit të Zogut ai punoi si nëpunës dhe, me shpërthimin e Luftaës Antifashiste Nacionalçlirimtare, jo vetëm që u lidh menjëherë me të por, qysh në shkurt të vitit 1942, kur u krijuan këshillat nacionalçlirimtare, ai u zgjodh kryetar i atij Këshilli për fshatin Gusmar si dhe anëtar i Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar i Kurveleshit, në janar 1943.
Në kuadër të masivizimit të LANC-it, kujdes të posaçëm iu kushtua organizimit të rinisë për luftën çlirimtare, për për mobilizimin për luftën antifashiste dhe edukimin me frymën e patriotizmit të masës së gjerë e veçanërisht asaj fshatare, e cila përbënte shumicën e popullsisë shqiptare. Ky organizim u shtri edhe në Kurvelesh duke filluar nga qershori i vitit 1942. Thuajse në çdo fshat u krijuan fillimisht aktivet e rinisë antifashiste me një numur relativisht të kufizuar. Në Gusmar organizata e rinisë antifashiste u krijua në tetor të vitit 1942, menjëherë pas Konferencës së Pezës, si përgjigje e thirrjes së Frontit Nacionalçlirimtar. Fillimisht organizata u krijua me gjashtë anëtarë, tre të reja dhe tre të rinj, në përbërje të së cilës ishte edhe Lejla Iljazi. Mbledhja themeluese u bë në shtëpinë e atdhetarit Dakë Gumeni. Sekretar i kësaj organizate u zgjodh djali i madh i Fuat Iljazit, binjak me Lejlanë, Neshet Iljazi. Pjestarë të kësaj organizate punonin me rininë dhe gratë derisa shkonin në radhët partizane; njëkohësishtë ngarkoheshin me detyra edhe nga Këshilli Nacionalçlirimtar i fshatit dhe i krahinës si korjerë për t’u lidhur me formacionet partizane, për furnizime e tyre me armatime, municione e veshmbathje.
Në operacionin e prillit 1943 kur pushtuesi hodhi divizione të tëra kundër krahinave partizane Kurvelesh e Mesaplik, duke masakruar burra e gra dhe duke grabitur kope të tëra bagëtish, ishte Lejlaja në krye të grave dhe vajzave të Gusmarit që u ndesh trimërisht me ato forca, duke u dhënë kohë pjesës tjetër të banorëve të largoheshin në male. Dhe këtë e pasqyron inxhinieri-poet dhe pjestari i asaj organizate rinie, Bejkush Horjeti:
Dhe në grazhd gomarin na e morën,
I ngarkuan bukën tonë me nge,
Po përpara Lejlatë seç u dolën,
U përleshën fyt për fyt atje.
Si të gjitha këto organizata, edhe shumica e anëtarëve të kësaj rinie antifashiste të Gusmarit shkuan në “Çetën e Rinisë” në gusht të vitit 1943, ku shkoi edhe vëllai i saj Nesheti; më pas të tjerë shkuan në batalionin partizan të Rinisë së Kurveleshit, në dhjetor 1943, si dhe në Grupin e Parë Partizan të Rinisë së Kurveleshit në janar 1944, i cili u kompletua me djem e vajza nga krahina e Kurveleshit dhe Tepelenës si dhe në brigadat partizane. Ndërsa një pjesa tjetër e organizatës që qëndruan në fshat u organizatësuan, me në krye Lejlanë, u riorganizuan në çetën vullnetare teritoriale të fshatit dhe atë të krahinës së Kurveleshit duke u marë me organizimin e drejtimin e punës me rininë dhe gratë e Kurveleshit të Sipërm, si rjedhjojë, arritën që përpjekjet sabotuese prej organizatës së Ballit Kombëtar ndaj LANC-it të mos kishin sukses si në Gusmar edhe në fshatrat përreth.
Lejlaja, si rrjedhojë e atij aktiviteti revolucionar u zgjodh delegate jo vetëm në Konferencën e Rinisë së qarkut të Gjirokastrës në Zagorie në qershorin e vitit 1944 por edhe si përfaqësuese e grave të Kurveleshit në Kongresin e Gruas Antifashiste në Berat, tetor 1944. Lejlaja, për meritat e saj gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ështrë dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Medaljen e Kujtimit dhe atë të Veteranit.
Me mbarimin e luftës Lejlaja u martua me Namik Serjanin nga Lekdushi i Kurveleshit, pjesmarrës në luftën partizane, duke u sistemuar në Tiranë, punëtore e thjeshtë në Ndërmarrjen Artistike “Migjeni”, si dhe anëtare e Komitetit të Organizatës së Gruas për qytetin e Tiranës deri sa doli në pension, si dhe anëtare e Kryesisë së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare deri në vitin 1990.