RADIO KUKËSI SOT 64 VJET!
Më 16 tetor 1959 katër altoparlantë që vareshin në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, përhapën një sigël zanore “Ju flet Kukësi”. Kjo datë hapi rrugën e një radioje, e cila në jetën e saj të gjatë do të bëhej një mundësi e informimit në gjuhën shqipe. Radio Kukësi i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë, sidomos te shqiptarët e Kosovës.
Radio Kukësi ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në median zanore jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha trevat shqiptare, veçanërisht në Kosovë. Viti 1999 do të mbahet mend për përkushtimin e të gjithë stafit jo vetëm të gazetarëve dhe punonjësve efektivë, por edhe gazetarëve vullnetarë nga Kosova për të pasqyruar të vërtetat mbi maskrat serbosllave, qëndresën e kombit shqiptar dhe mbi të gjitha luftën e UÇK-së.
E ndiej vetën me fat që kam pasur rastin të punoj edhe unë në këtë medium të rëndësishëm kombëtar me kolegë e miq të respektuar si: Zana Spahiu (ish-drejtoreshë), Besim Cengu (ish-kryeredaktor), Bajazit Cahani (tashmë i ndjerë), Jonuz Hallaçi (drejtor aktual), Sulejman Dida, Neriton Muja (tashmë i ndjerë), Mirela Ymeri Nexhi, Ermelinda Kryeziu Elezi, Mirjana Përzhita, Gezim Peposhi, Mystrif Dokle, Milazim Halili, etj.
Urime ditëlindjen e 64-të Radio Kukësi. Jetofsh sa Gjallica!
Foto: Katër vite më parë, me rastin e shënimit të 60-vjetorit të radio Kukësit, drejtori Jonuz Hallaçi duke ma ndarë mirënjohjen për kontributin e dhënë në këtë medium!
Fotoalbum: Foto tjera të realizuara në periudha të ndryshme me kolegë e drejtues të radio Kukësit!
add a comment