Lëvizja\UÇK

Dega e Shoqërisë LËVIZJA në Zvicër festoi 28 Nëntorin e lavdishëm shqiptar

Shoqëria Lëvizja – Dega në Zvicër shënoi 28 Nëntorin.
Të pranishëm ishin veprimtarë të dalluar të LPK-së si dhe luftëtarë të luftërave çlirimtare në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.
Fjalën kryesore e mbajti Kryetari i Degës në Zvicër të Shoqërisë Lëvizja z. Agush Buja, i cili foli për rëndësinë e datës 28 nëntor dhe ngjarjet historike që lidhen me këtë datë.
I pranishëm ishte edhe ish sekretari i LPK-së Emrush Xhemajli, i cili foli në emër të Shoqërisë Lëvizja.
Të pranishmit i përshëndeti edhe z. Bahrije Sylejmani në emër të Konsullatës së Kosovës në Zürich.
Ndërkaq ambasadori shqiptar z. Ilir Gjoni në pamundësi që të ishte pjesë e këtij tubimi e ka përshëndetur përmes një letre.
Me fjalë rasti u praqitën edhe Adnan Asllani, në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” pastaj Dr. Xhevat Hasani dhe Fatmir Beka.
Pas fjalëve përshëndetëse për të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik nga këngëtarët Xhemajl Murtishi, Naim Selmani, Mentor Mushkolaj, Isuf Rashiti dhe Bexhet Sallai.
Madhështinë kësaj feste ia shtoi sidomos prezenca nënës Qamë – nëna e dëshmorit Afrim Zhitia e cila shoqërohej me të bijën Sahadeten dhe dhëndrin Afrimin.
Në fund moderatorja Fiqrete Gjura falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe ua uroi edhe njërë festën e 28 Nëntorit – ditëlindjen e shtetit shqiptar.

Postimet e fundit !