TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikanë për gjobëvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një komunikim ekskluziv për Report Tv, DASH i cilëson akuzat e Berishës qesharake.
“Akuzat e Sali Berishës, i cili u sanksionua nga Sekretari i Shtetit për korrupsion të theksuar, janë qesharake. Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë përkushtimin tonë ndaj demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit”, theksohet në komunikatë.
Teksa na ndanë pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, SHBA u bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë partive politike për zgjedhje të ndershme.
“Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të angazhohen në diskurs konstruktiv dhe të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në reagim./Report TV/
/r.e/