Opinion

Blerim Muriqi: Në dyert e kohës qeverisëse

Në dyert e kohës qeverisëse

 

Shumëçka në duart e Qeverisë, dhe gjithçka në dyert e kohës do të thoshte kalimtari kronikas pa qoftë edhe me formim krejt jopolitik.

Latinët imponuan seriozitetin fundor të të kuptuarit për të pashmangshmet apo të pritshmet e mundshme veçanarisht me karakter imponues në një çelës shprehjeje “Ante Portas”.

Ne si shoqëri na mbetet t’i lexojmë zhvillimet, derisa pushtetit do t’i duhet t’i zgjedhë të gjitha të grumbulluarat e kohëve që sot janë në dyert tona si shoqëri!

 

Ka nëntë muaj që kur Kryeministri Kurti është rikthyer në detyrë. Kohët që po kalojmë si shoqëri janë nën mëshirën e të shkuarës (si historia e re e rajonit), realiteti jetësor i të sotmes. Sado anemike të jetë qeverisja, ajo nuk i shmangë dot detyrimet dhe imponimet që shtron koha.

Në duart e qeverisë Kurti janë: menaxhimi i pandemisë, lufta kundër korrupcionit, reforma në drejtësi, ajo në arsim, politikat energjetike, përballja me shpopullimin e vendit, emergjencat e çdo natyre dhe proceset e papërfunduara në raport me njohjet e ndërsjellta me Serbinë dhe integrimin e vendit në organizata dhe nisma ndërkombëtare.

 

Por, cilat janë akutet që mund t’i quanim me një shprehje të vetme “Ante Portas”, prej ku do t’ua njihnim me automatizëm peshën specifike. Shpopullimi dhe lufta kundër korrupsionit pa dyshim se do ta përbëjnë sfidën ku pushteti do të matet në politikat e brendshme dhe dy sferat tjera ku gabimi elektoral ka rritur pritshmëritë deformuese e që janë punësimi, për çka shteti në fakt nuk mund të shndërrohet në punëdhënës përtej administratës dhe shërbimeve publike dhe ato nuk e ka lluksin t’i fryej, dhe si e dytë lufta e shpallur ndaj ish politikës që ngadalë po rrëshqet në luftë kundër ish UÇK-së, meqë ish pushtetarët sipërorë ishin edhe bartës të çlirimit të vendit. Derisa, nga përpolitikat e jashtme Dialogu me Serbinë mbetet edhe pengu i marrëdhënieve ndërkombëtare për faktin e jazit të madh që po vuajnë raportet LVV-SHBA. Kjo vuajtje e marrëdhënjëve ka filluar të kaloj në modë fandakosëse të llumit, ku dëgjohet aty këtu nën dhëmbë “po kush është amerika”. Bashkë me këtë nëqeshje gjithnjë e më shpesh gjejmë slloganin përqeshësh “amelika” në komunikimin e fandakosësve me eksponentë të oponencës. Dikur edhe janë bërë vota duke e përdorur këtë mendësi për të mjelur votën e injorantëve fundorë me këtë medësi, por sot duke mos e ndalur pushtetbërja, do të korrim të gjithë së bashku vetëm fatkeqësi!

 

Rirreshtimi i brendshëm në botën përëndimore ku ne po përpiqemi të mbetemi qoftë edhe kacavjerrur, Rusia në dyert e Ukrainës dhe Kina me ekspansionin ekonomik, ushtarak e kibernetik, janë sfidat që ku indirekt e ku direkt po prodhojnë brenda Kosovës komunitet serb të majisur nga Beogradi dhe tetakula të gatshme ruse për të zhvendosur vëmendjen e përëndimit me fokus Ballkanin përëndimor etj. Këta tre faktorë që po prodhojnë një gjendje tensioni e rreziku e bëjnë shumë sfiduese gjendjen edhe për faktin se bashkësia ndërkombëtare është treguar e ngathët në procesin e integrimit të rajonit në BE.

Nga tërë kjo Asociacioni dhe marrëdhënjet me SHBA-në mbeten çelësi prej ku mund të ecet tutje. Kosovës nuk i leverdisë formimi i asociacionit me bazë etnike dhe jo e jo edhe me kompetenca egzekutive. Në këtë front lufte ne na nevojitet mirëkuptimi ndërkombëtar, të cilin nuk mund ta marrim pa marrëdhënje të mira me SHBA-të.

Krekosja e zyrtarëve tonë se KM Kurti ishte telefonuar nga përfaqësuesi amerikan Escobar nuk përbënë siguri për ne qytetarët, sepse ne dimë që Amerika ka komunikim edhe me Putinin dhe dimë se nuk janë dhe aq miq. Ku Albini ua ka trembur mushkat amerikanëve e din ai vet, por se ne kemi nevojë për miqësinë e tyre e dimë fare mirë poashtu vet. Riparimi i këtyre marrëdhënjëve është edhe çelësi i të gjithë hapave tjerë! Prioritet i prioriteteve për të gjitha zhvillimet që na preisn janë mardhënjet e mira me SHBA-të, të cilat janë edhe çelësi për gjithçka që po na imponohet me kaq nguti e rrëmbim. Ante Portas!