Me pagën minimale kundër UÇK-së për ta peshkuar elektoratin anti-UÇK dhe anti-Shqipëri të LDK-së
KM Kurti e ka vënë Vetëvendosjen me gjithë kapacitetet e saja (partiake e pushtetore) në shërbim të tandemit Vjosë-Donikë për peshkimin e masës elektorale të LDK-së anti-UÇK dhe anti-Shqipëri në dobi të zgjatjes së pushtetimit të tij.
Kurti në kalkulimet e tij tashmë beson në shumësinë elektorale anti-luftë dhe anti-Shqipëri.
Koha nuk do ta përgëdhelë këtë llastim të tepruar. Jo çdo gjë që fluturon hahet, KM Kurti!
Të shumtë nga mbështetësit e pushtetit do thonë çështja kishte të bënte me Vetranët, me listat apo pangopshmërinë e tyre për paratë, sikur po mbivendoset diskursi anti UÇK me përvojën e LDK-së së kohës së luftës të tipit “Bota sot”, mendësi kjo që po vjen vërshim pushtues hapësirës pushtetore nga kavanozët e konservimit nëpër degët e LDK jashtë vendit dhe xhepat kriminal që ridimenzionoi axhenda ruso-serbe brenda gjirit të ndërkombëtarëve në Kosovë, të cilët nuk i rezistuan dot tandemit “struktura të infiltruara ruso-serbe + shqiptarë të shitur -”.
Dalja e Vetëvendosjes me lakuriqësinë reale në dritën e diellit politik të anti UÇK-izmit të eksponenteve edhe dosje-dëshmuese kundër UÇK-së në Hagë, sikur është rasti me Donika Gërvallën të përdorur nga linja proserbe brenda LDK-së (histori që vjen e nxitur nga armiqësia e LDK-së me histori jugosllave kundrejt LPK-së që krijoi UÇK-në në rrugën e popullit tonë drejt çlirimit të trojeve dhe bashkimit të tyre Shqipërisë Amë, na ndihmon të kuptojmë se brenda LVV-së tashmë mbizotëron ideja se pjesa dërmuse e popullit tonë ishin kundër luftës dhe si pasojë e kësaj ajo shumicë vazhdon të jetë anti UÇK. Pavarësisht asaj që mund të ketë qenë e djeshmja e Vetëvendosjes si sentiment ndaj çlirimtarëve dhe Çlirimtares, sot atje kalkulohet matematikisht për të qëndruar në pushtet. Për këtë, në mungesë të kapaciteteve pushtetore LVV-ja ia ka mësyer të bëjë vend në shumicën pretenduse të anti UÇK-izmit. Përvoja na thotë se LVV ia ka dalur t’i ndërtoi dy shtylla të saj të suksesit: piketimin e gabimeve që prodhoi harambashizmi i ish pushteteve pararendëse me gjithë të këqiat që prodhuan dhe identifikimi i mesit shoqërorë për ta shitur sagën e vet duke e evidencuar 47% shin e popullit tonë analfabet, të paditur dhe injorant, të cilën masë ajo e quan hapsirë të artë për ta përdorur (shih platformën e brendshme të LVV-së për çështjen). Ajo ia ka dalur t’i realizoi kuotat pretenduse dhe tani asaj i duhet nxitja e re për ta mbajtur lartë flamurin e përdorjes së të tillëve duke ia bashkuar edhe të tharmin anti UÇK. Ky synim elektoral i LVV-së po na tregon se ajo nuk njeh kufij dhe nuk pranon të vëhet në matricë moraliste sikur e kërkon politikëbërja dhe mementumi i Kosovës dhe ai gjithkombëtarë.
Akuza e opozitës se LVV do ta kthei Serbinë në Kosovë nuk është më pak djallëzore e pushtetqëllimore se sa tentim-përdorja nga LVV të sentimentit Jugosllav që karakterizohet me anti UÇK-izëm të skajshëm, i cili i ka rrënjët burimore në Beograd për platformën anti Shqipëri. Kjo armiqësi ndaj Shqipërisë ka dekada që ia ka dalur të bëhet devotshmëri në klasën jugosllave të atyre që e shitën shpirtin te Serbia dhe mbrujtën fëmijët e tyre (biologjik e politik) me jugosllavizmin.
Kjo luftë e filluar nga LVV me shkopin Vjosë-Donikë për t’i marrë elektorat LDK-së tradicionale anti UÇK me histori prejardhjeje jugosllave, krahaz anti UÇK-izmit e ka nxjerrur haptazi edhe shpatën anti Shqipëri në skenë. Sot guxohet krejt kollaj, pa u hamendur fare për drojën e gjykimit nga morali publik, të shahet Shqipëria nëpër nënzërin e fyerjes së KM Rama. Qëllimore është krijimi i jazit Kosovë Shqipëri. Kjo yshtje serbe tashmë me vetëdije apo pa të po bëhet mjet për ruajtje pushteti. është për të ardhur keq se si “siamenizmi vëllazërorë” i mjeteve që po përdoren anti-UÇK dhe anti-Shqipëri po ngjanë realitet mes interesave për ta mbajtur pushtetin të KM Kurti dhe gjeostrategjisë serbo-ruse.
Ky diskurs që dalëngadalë po merr teren të përvojës “nga hajnia te trajtesa kriminel lufte dhe vrasës edhe brenda shqiptarë për UÇK-në”, sa do që në pamje të parë duket të jetë qëllimor elektoral, thellë në vetvete është më shumë se kaq.
Shërbimet Ruso-serbe duket të jenë ndihmës me duart e fshehura në gjithë këto zhvillime për hisen e tyre të tepsisë të tipit pro Trump (për orientimin e politikave në favor të gjeopolitikës ruse).
Kjo përdhosje e vlerave sublime UÇK-Shqipëri përmes shtyrjes së axhendës elektorat-mbledhëse të Partisë Guxo të elektoratit me bazë sentimentin serbojugosllav dhe ndjenjës armiqësore ndaj Shqipërisë dhe UÇK-së, pa çka se sot e ditët në vazhdim do ta tensionoi klimën dhe do ta nxisë ashpërsimin e diskursit opozitar, do të dëshmohet si ndihma më e madhe që LVV mund t’ia jep Kosovës dhe hapsirës shqiptare në përgjithësi, prej se ajo ka ardhur në skenë, krahas rrëzimit të establishmentit shëndrruar në konjuktural të pushteteve që po e mbysnin vendin në moçalishte vegjetuese. Kjo vjen si pasojë e besimit që ka krijuar KM Kurti për ta nxjerrë kokën nga maska. Pushteti dhe vetëm pushteti në kokën e një të sëmuri mund të jetë kaq tundues sa nxjerrja e shpatës mbi setër ta sakatoi momentumin e kombit.
Në momentin kur elektorati e kupton se partia që ata mbështeten po koketon jo vetëm me Listën Serbe, islamin politik, antiamerikanizmin të ngjyrosur kinse me proeuropianizëm dhe këtë koketim të hapur po po e shëndrron në fatkeqësinë tonë tësotme dhe në fatin tonë të nesërm gjërat do rivinë nëvendin e vet.
Bota tashmë është në rreshtimin për ta mbrojtur paqen të cilën e ka rrezikuar rëndë Ruasia. Europa anemike në dyert e së cilës po luhet ploja e moslëshuarjes në një luftë globale nuk është e nuk mund të jetë më shumë se një kalkulatore thjeshtë për fatin e saj. Ky përfitim europian që e ka fatin dhe kokën e shtrirë në duart amerikane ku paqja botërore sot ka gjetur strehë, sikur dje fati i dy luftërave botërore e bënë gjeopolitikën serbe humbëse kundrejt pozicionit gjithnjë e mëpremtues të faktorit shqiptar në rajon dhe veçanarisht dy shteteve shqiptare. Ashtu sikur në të shkuarën që marsi 2004 vetëdijësoi bashkësinë ndërkombëtare se Pavarësia e Kosovës duhej deklaruar, tashmë zhvillimet ndërkombëtare dhe mosshkëputshmëria e Serbisë nga Rusia po e shtynë faktorin ndërkombëtar të angazhohet në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës me njohje reciproke të Kosovës me Serbinë.
Shtyrja dhunshëm e Serbisë drejt njohjes së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare përmes shtruarjes së terenit të tipit “me Përëndimin a me Putinin” nuk e tumirë axhendën anti-Shqipëri dhe as atë anti-UÇK të aspiratës pushtetzgjatëse të KM Kurti tashmë me probleme të theksuara edhe për komunikimin me amerikanët. Amerikanët (tashmë duket në sfond), e kanë bërë ndarjen Kosovë dhe çështje shqiptare me Albin Kurtin (i cili në kaotizmin e kërkimit të pushtetit ka përzier të gjitha gjellat nga tipizimi i një sikomunizmi tepër bolshevik deri te koketimi me islamin politik dhe tendenca për t’u futur nën tutelën e imagjinuar Makronisto-europianiste si shprehje antiamerikane, gjë qënuk e durojnë mardhënjet ndërkombëtare sot).
Për fund KM Kurti do të mësoi se përplasja me veteranët është një betejë e humbur që në thelb të nismës. Kjo tendencë për ta shtruar terenin “nga hajna, kriminel në anti UÇK dhe armiqësi me Shqipërinë” do të rezultoj me të mirën e madhe që Kurti po ia bënë vendit, sepse do të vetëdijësohen masat elektorale për shterpësinë e politikave të tij, të cilat ai po mundohet ti ankoroi me anijen e tij pushtetore në gabime historike.
Mbetet çështje kohe kur do të bien përfundimisht kuotat mbështetëse elektorale për Kurtin dhe do të filloi Vetëvendosja të performoi konkurueshëm në skenë. Tatëpjeta tashmë ka filluar dhe duket të jetë rapide, pa çka se ai apo shërbimet e huaja nga ndihma anësore për të kanë qenë të saktë për verbërinë mbushur me hakmarrje që solli keqeverisja edhe përtej 47% të paraparë nga vetë Kurti.
Të shprehurat e Donika Gërvallës dhe Vjosa Osmanit nuk janë të rejat e skenës, ato janë thjeshtë konstantet e një mendësie të instaluar me shumë bujë nga eksponent Ali Shukriqist pasuar nënplafëve LDK-ist herë si paltformë e herë si shkarje, por gjithmonë funksional dhe në tendencë përshkallëzimi. Ky përshkallëzim i sotëm nga nënshtreha e Vetëvendosjes është i intenzitetit të vitit 1998/99 që ushtroi Serbia nga LDK-ja përmes “strukturave të instaluara brenda saj” dhe zëdhënëses proserbe “Bota sot”.
Ajo tepri proserbe e atyre viteve ‘98/99 i bëri atdhetarët e thekur ta linin LDK-në dhe të reshtoheshin me luftën a për luftën. Edhe sot do e duhet të ndodhë po i njëjti reagim!
Lufta brenda strukturës mund ta mashtroj e vonoj ndonjërin brenda LVV-së edhe pse them se janë shpresëkotë. Por, ata që nuk do të pështillen nëpër vonesë janë pikërisht ata për të cilët nuk ka vlerë më sublime se sa Shqipëria dhe lufta jonë çlirimtare për çlirim e bashkim!