KUR NISI LIRIA
Nata ra e ftohtë, acari kërcet dhëmbët nën hapa
ecë e ecë shpresa, Idealesh,
në gjokse ngarkuar mbi shpatulla
nata rreket prapa, terri dorën zgjatë
bien rafalet e para, liria u nisë atë natë
E ç’liri o shokë, me grushtin ngritur
plumbat mbi armiqtë, gjoksin qëndisë plot jetë
Gjoksi i atdheut në shpatullat e Rexhep Malës
këndojnë plumbat e shqipes, Nuhiu ia nisi këngës
Berisha, djali i Sfircës, Poliçkë e Perlepnicë
përshëndete nisëm pushkën Kadri,
e nisëm pushkën Hydajet
Pushka Amanet nga pena e Hydajetit
kërcet në mes të Prishtinës duarve të Nuhiut e Rexhepit
O lavd mbi këto troje, o diell i lirisë
ngjiz këso ideale, muranë në gjokset e rinisë
atje ku flaka e armëve natën e bënë ditë
në fronin e hyjnive, për bashkimin e Shqipërisë
add a comment