Blerim Latifi: Edhe kjo hartë dëshmon se territori i Kosovës gjithmonë ishte shqiptar dhe i Shqipërisë
Kjo është një nga hartat më të vjetra të Europës Juglindore.I përket vitit 1455.Autori i saj është hartog ë rafi italian Bartolomeo Trincherio. Mbi territorin e Kosovës së sotme shkruhet Albania, ndërsa poshtë saj territoret janë emërtuar Sacanderbeco, pra territore nën sundimin e Skënderbeut. Kjo dëshmi autentike e kohës, përkundër dokrrave historiografike serbo-otomane, e tregon qartë se Kosova e shekullit të XV ndërkombëtarisht njihej si Shqipëri, pra një territor i banuar nga albanët (arbërit), emri latin i shqiptarëve.
add a comment