Artistë të shumtë kanë marrë ‘nektarin’ e pijes më të famshme shqiptare teksa kanë ndjekur nga afër ekspozitën në galerinë e famshme Schlassgoart Galerie, të Foundation Acelor Mital në Luxembourg.

Mes telajove, fotografive, momenteve shpirtërore dhe frymëzimeve më të larta, Birra Korça ka shoqëruar artistë dhe artdashës njëkohësisht në përjetimet e tyre duke u bërë edhe ajo pjesë e mbresave të fuqishme. Birra e parë shqiptare, jo vetëm e dashur në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, në momente festive, argëtimi e kënaqësie, por edhe në zemër të Europës tek ata që e kanë zgjedhur për të kaluar orët e tyre në shoqërinë e saj.