Komenti

Besim Zymberi: Krimet dhe gjenocidi i Serbisë në emër të Zotit

Çfarëdo prirje barbare ose kriminale që nund ta kesh, do të jesh i falur dhe, madje edhe i lavdëruar, nëse arrin që të tjerët t’i frikësosh ose t’i bindësh se e ke bërë në emër të zotit!
Jo më kot, Brana Crnçeviçi, të cilin serbët e mbajnë për njërin prej kryefilozofëve të vet, thoshte në epokën e Milosheviçit: “Serbët gjithçka që bëjnë, e bëjnë në emër të Zotit! Madje edhe vrasin në emër të tij!”
Kush do të guxonte të kontestonte zotin?!…
Edhe gjeneralët më të guximshëm të historisë, janë përulur ose kanë heshtur, para secilës vepër të ligë, nëse paraprakisht dikush i ka bindur se- “Zoti qëndron prapa saj!”
Milosheviçi nuk u dënua!…
Asnjë gjykatës, francez, gjerman, italian, anglez, a kushdoqoftë, ndoshta edhe nuk do të kishte guximin t’i shpiptonte dënimin e merituar!
Sepse, kryetari i “Nebeski Narod-it”, nëpërmjet Kishës Serbe, i kishte frikësuar të gjithe me këmbënguljen se: -po zhdukte popuj, i urdhëruar nga zoti dhe në emër të tij!!!
E, kush do të guxonte të kontestonte vullnetin e zotit?!…
As Hitleri nuk u dënua!…
Me konceptin për ngritjen e krishterimit në një shkallë sipërore ideologjike, që ai e quante -arianizëm, Hitleri pushtoi Evropën sa hap e mbyll sytë!
Sepse, ai diti që botëkuptimin e tij arianik, që do të kontestonte idenë hebraike të “kombit të zgjedhur-si vullnet hyjnor”, ta shpërfaqte si një super urdhër të zotit, duke pasur duart e lira për të kryer gjenocid të shumëfishtë, krejt i motivuar nga ideja se veprimet e veta, do t’i atribuohen një vullneti final e suprem- hyjnor!…
E, kush do të guxonte t’i shqiptonte një dënim Hitlerit!
Kush do të guxonte t’i ndërhynte një krimi të kryer në emër të zotit, nëpërmjet një aktgjykimi njerëzor?!…