Me shkas: Bujqësia e blegëtoria në Kosovë
Disa ditë më parë kerkoja qumësht dhie, nga se për çdo vitë, here pas here e konsumoj për shëndet.
Me nje nip , në një fshat të komunës tone vizituam një te njohur që me vite mbante dhi dhe bënë shitjen e qumshtit të dhies.
Vizituam vendin ku mbante bagëtite e ku ishin duke u ushquer edhat me qumeshte në pjata .
E pyetëm se pse nga pjata marrin qumshtin e jo nga dhija , arësyeja ishte se nuk kishin qumshte te mjaftueshem dhite e ja ndihmonin me qumësht pluhur te blerë.
E mora qumshtin e dhise duke dyshuar aresyeshem se mund te jete qumësht pluhuri dhe jo dhie
● Takova nje dite nje shok, qe eshte anëtar i shoqates se bjeshkatarëve të Kaçanikut dhe me tregoi per aktivitetet e tyre shume intresante te ecjes ne kembe ne gjthe Kosovën e më gjëre.
Por, ajo çka me shqetësoi ishte informata e tij se gjate gjitha ecjeve neper malet e fushat e Kosoves kane pare shume pak bageti , nje mundesi e zhvillimit ekonomik !
Une si hulumtues tregu erdha ne konstatim se nje nga pengesat kryesore te moszhvillimit te blegtorise eshte importimi i sasive të medha e të pakontrolluara te qumështit pluhur dhe shitja e tij si qumesht bagëtie Ky eshte krim dhe duhet te ndalohet apo te kufizohet me ligje
Ne vend qe te konsumojme qumshtin, kosin, djathin e gjizen e bagetive te kullosave te fushave dhe maleve tona, ne po konsumojme qumësht dhe të gjtha prodhimet e tij me qumësht pluhur me shume te panjohura nga perberja kimike…
Qumështi pluhur po na e rrezikon shendetin dhe po pengon rritjen e bagëtise dhe zhvillimin e blegëtorise.
E NË PARLAMENTIN TONE POZITE E OPOZITE PO PERPLASEN PER ” YJE”!!
add a comment