Lëvizja\UÇK

Berat Luzha: Në Kukës u pëmbyll Viti Jubilar “Pranvera Shqiptare ’81

NË KUKËS U PËRMBYLL VITI JUBILAR “PRANVERA SHQIPTARE ’81”
Pas dhjetra organizimeve në shumë qytete e komuna të R. Kosovës, R. Maqedonisë dhe Malit të Zi, sot u përmbyll viti jubilar, 40-vjetori i “PRANVERËS SHQIPTARE ’81” në qytetin e bukur të Kukësit.
Vitin jubilar e përmbylli Hydajet HYSENI, kryetar i Këshillit Organizues dhe protagonist i demonstratave të vitit 1981, ndërsa morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet GJICI, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl LATIFI, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen MATOSHI, kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat GJINI, drejtori i Radio Kukësit, Jonuz HALLAQI, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëcve, Xhavit Jashari etj.