Lëvizja\UÇK

Berat Luzha: DITË JANARI NË PRISHTINË (Këngë lirie)

DITË JANARI NË PRISHTINË(Tekst kënge)

Ditë janari në Prishtinë

U ngrys qielli anembanë,

Ilegalët u rrethuan

Kërset pushka nga çdo anë.(refreni)

Si Perlati dikur n’Shkodër

Sikur Vojo në Tiranë,

Dhurojnë jetën dy petrita

Për liri e për vatan.

Ndër armiq e ndër tradhtarë

Bubullimë një zë jehon,

Nuk dorëzohen ilegalët

Ideali s’u lejon.

Ra Rexhepi, ra Nuhiu

Sikur shumë dëshmorë të tjerë,

Në themelet e lirisë

Do t’qëndrojnë ata përherë.

E pikëlluar, por krenare

Është Kosova, nëna jonë,

Djemtë e saj robërinë e tundin

Çelë liria përgjithmonë. (Mars 1984, Burgu i Nishit)