Kulturë\Letërsi

Bedri Halimi: Krrokamë e qyqeve (poezi)

Krrokamë e qyqeve

Përnatë na prezantohen debate

Shumë zhurmë, zhurmë, zhurmë

(b)analistë e anarkistë aristorkatë

Si në kor: zhurmë, zhurmë. zhurmë

Piskama në debate jehon

Qeni të zotin nuk e njeh

Secili askë nuk e dëgjon

Mendimin e vet si lehje e shpreh

Një shoshë arra po t’i lëviz

Zhurmë të gjitha bashkë do të bëjnë

A mundet kush ta dalloj

Cila arrë cilin zë e lëshoi?

Fytyra të pispillosura

Sa shumë të egra fytyra

Mërdhezën në debate

Pa u shikuar në pasqyra

Dikujt i dhemb koka kur i shikon

Dikush argëtohet si në kopsht zoologjik

E dikush sëmundje të mos pëson

Ndërron kanalin ose televizorin fik