Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze të Serbisë në burgun e Dubravës (4)

Më tragjikja që unë e kam përjetuar më së rendi, pas pushkatimit, ne vendosem për t’i dërguar në një pavijon të plagosurit, dhe mungonte një i burgosur:PUSHKATIMET DHE RESHTIMIBedri HalimiAGIM HULAJ: Unë isha i plagosur, pastaj shokët më kanë bartur dhe më kanë vendosur të koshi. Aty ka qene edhe një i Shqipërisë, i cili ishte i vdekur. Aty kemi qëndruar tërë natën dhe gjate natës i kam dëgjuar serbët jashtë mureve duke thënë “Hajde shqipari da ratujemo, jeste trazhili rat” dhe herët në mëngjes u dëgjua roja e burgut, i cili ka hipur lart, dhe i ka thirrur të gjithë të burgosurit, “që të rreshtoheni që t’ju transferojmë në një burg tjetër për arsyeje sigurie”. Afër meje ishte Nazir Zogaj nga Komarani, i plagosur në këmbë, e kishte të thyer në Nish nga serbët.HAJREDIN HYSENI: Në mëngjesin e hershëm të 22 majit, kanë thënë që “duhet t’ju dërgojmë në Nish, duhet të mblidheni të gjithë të rreshtoheni sepse do te vijnë autobusët te fusha e sportit, sepse nuk ka kushte këtu”. Ne të gjithë u mblodhëm, me përjashtim të një të burgosuri ordiner, sepse kur kishte dëgjuar qe po kthehemi në Nish, e kishte varur veten, sepse e kishte përjetuar shumë keq Burgun e Nish-it kur kishte qenë, ndërsa ne rreth 1000 të burgosur kemi qenë në rresht.BISLIM BISLIMI: Vetëm kur e kanë përmendur burgun e Nishit, shumë të burgosur janë tmerruar, dhe dy nga të burgosurit kanë bërë vetëvrasje, vetëm që të mos të shkojnë në Nish.LIBURN ALIU: Në mëngjes herët, një gardian nga karakolli verior ka kërkuar nga ne “që do të transferohemi për në Nish dhe dëshirojmë të bëjmë një numërim të burgosurve” dhe jemi rreshtuar në formë të shkronjës L.AVNI KLINAKU: Po këtë ditë, organet e burgut na kanë grumbulluar në fushën e sportit me pretekstin që nuk ka kushte të mjaftueshme në këtë burg dhe duhet me ju transferuar diku tjetër, por ishte çudi se nuk shihnim as dyert e hapura, as autobusët, dhe asgjë tjetër, por na grumbulluan aty dhe filluan të gjuajnë me granata dore, automatikë po ashtu edhe me mortaja dore. Këtu ka ndodhë masakra ma e madhe në burgun e Dubravës po ketë ditë, të gjithë të burgosurit, sa ishin në atë grumbull, afërsish 900, padyshim filluan të largohen dhe të strehohen në pavijone të ndryshme, kuzhinë ne puseta për t’i ikur gjuajtjeve.RASIM SELMANAJ: Më 21 maj unë e kam shënuar, kjo ka qenë nata më e gjatë në jetën time, ku kemi qenë në fushën e sportit dhe shoqëri, e kemi pasur Hënën dhe Vdekjen, dhe menduam që në mëngjes do të pushkatohemi, ndërsa rreth mureve policët serb na provokonin shumë dhe e dinim që në mëngjes do të ndodhte diçka. Më 22 Maj na thirren jashtë dhe me kujtohen sekondat e fundit para se të gjuanin dhe shumë shokë nga Deçani, Gjakova thoshin “hajde të bëhemi bashkë” dhe Gazmend Imeri ishte në një vrimë te murit, ai i ka vërejtur lëvizjet e policeve dhe tha ikni djem se na u. . . . . . . nëna, dhe personalisht, kur filluan të gjuanin, jam shtrirë për toke dhe gjatë tërë kohës kishte britma të njerëzve nga plagët, ndërsa unë isha i plagosur nga një pjesë e bombës ku me rridhte gjak. Mirëpo në ato momente, i pashë shumë të shtrirë dhe një grup prej 15 personave duke vrapuar veç kur binin në tokë, po ashtu i kam parë edhe tre persona duke rënë në tokë nga gjuajtjet e serbëve.XHEVAT HAZIRI: Në mëngjesin e 22 Majit, nga karakolli verior, gardiani thotë “ngrihuni dhe rreshtoheni për të mirën e juaj dhe do të ju dërgojmë në burgun e Nish-it”, nga përvoja ime kurrë gardiani nuk e zbulon vendin ku do të na transferojnë. Ne filluam të rreshtohemi dhe në hapësirën lindje-perëndim ishim të rreshtuar 4 rreshta, por unë u vonova për rresht, sepse kisha harruar disa rroba dhe kur hymë në rresht, isha në rreshtin e 4, gjatë atyre minutave duke u rreshtuar unë kam arritur të shohë nga pjesa perëndimore, në anën jashtë murit, ngritje të platformës, dhe janë paraqitur me uniforma ushtarake nga ku filluan gjuajtjet nga 3 anët. Gjatë gjuajtjeve të burgosurit kanë rënë mbi mua dhe nuk kam mundur të lëviz, dhe i gjithi i mbuluar me gjak, por më vonë fillova të tërhiqem dhe te fusha e basketbollit e kam takuar Ylber Topallin.BEDRI KUKALAJ: Me 22 Maj është dhënë urdhër mu rreshtuar dhe kanë filluar gjuajtjet. Në gjuajtjet e para unë isha me Iber Meten të kapur për krahu dhe e kanë kapur plumbat atë. Unë jam munduar ta ngrehi atë, por kur jam kthyer në anën tjetër më kanë goditur pjesët e bombës në kokë dhe kam rënë në tokë. Në atë moment e kam ndier edhe një plumb në bark, sepse edhe bomba kanë hedhur aty, nga se unë isha në rreshtin e parë, dhe pastaj më 23 Maj më ka ardhur vetëdija, e kam parë Tefik Salihun.RASIM SELMANAJ: E kujtoj ngjarjen e Dervish Syles nga Ratishi, Deçan. Në momentet e fundit të jetës duke thënë: “tregoju fëmijëve të mi, që unë po vdes për Kosovë dhe i shante serbët duke thënë: “gjuani kriminelë sepse Kosova e ka fituar lirinë”.Por këtu nuk mbaroi e gjithë kjo katrahurë. Tani filluan përndjekjet për likuidimin e çdo njeriu të gjallë kudo që ta takonin. Lexoni pjesët e rrëfimeve në vazhdim:VRASJETAGIM HULAJ: Kur u rreshtuan të burgosurit, unë i kam parë të gjitha. Është gjuajtur me të gjitha armët sa që çdo gjë për një kohë ishte errët, dhe mendova që të gjithë kanë vdekur. Nga ky pushkatim, dy djem mixhe nga Drenica kanë dhënë shpirt para meje, dhe të dytë kanë vdekur me këtë fjali “Ju mund të na vrisni të gjithëve, por ne luftën e kemi fituar dhe Kosova është e jona”. Kurrë nuk mundem t’i harroj, dhe i pari që ka ardhur te unë është Muhamet Avdiaj nga Gramaqeli. Unë isha i shtrirë, dhe nuk i shihja rrobat e mia që ishin bërë copë nga bombat që hidhnin serbët dhe Mehmet Uka me tha që ta barti djalin tim deri te fusha e sportit, dhe po kthena te ti. Më thotë “a mundesh mu mbajt për dyshek”, dhe zvarrë me ka dërguar te fusha e sportit, pastaj ka ardhur Mirsad Shehu duke ecur, por kur u afrua e lëshuan këmbët, sepse iu ishte ftohur trupi.BLERIM CAMAJ: Më 22 Maj pas pushkatimit ata kanë vazhduar të vrasin të burgosur në vazhdimësi madje duke bërë shaka. Unë personalisht e kam parë nga karakolli duke bërë shaka, me snajper e qëllojnë një të burgosur në ballë dhe vdes mu në vend, pasi e qëlloi të burgosurin, ata të tjerët që ishin aty filluan të qeshnin.SELIM LOKAJ: Më thane Baca lokë, një i vdekur po mundohet mu ngrit, dhe unë në dëgjim të parë nuk e kam analizur fjalën, ‘një i vdekur po mundohet mu ngrit’ e zgjata kokën dhe e shoh, shkoj dhe i dalë nga prapa, e ngre dhe dalë përpara, dhe e shoh se e kishte bërë një ndryshim në mustaqe. I them: “Shala a po me njeh mua”, sepse unë doja ta vërtetoja a ka vetëdije apo jo, edhe ai u përgjigj ju jeni Baca Lokë, që kemi qëndruar në Pejë. Nuk i shihja askund gjak, por uniformen që e ka pas, ishte e shpuar, por kur ia zbuloj e kishte pasur plagën në brinjën e parë nën zemër. Jam mundu me terheq, por e kanë lëshuar këmbët.SADIK ZEQIRI: Unë personalisht e kam parë, kur e kanë hapur kapakun e pusetës që ishin dy të burgosur aty dhe njeri prej tyre i ngriti duart lart në shenjë dorëzimi, mirëpo gardiani ia vendosi këmbën në kokë atij dhe gjuajti me bombë në puset.AGIM GASHI: Unë isha me një grup shokësh, duke folur pëlciten bombat, u plagosa në kokë me këtë rast rashë mbi Visar Demirin, dhe nga bomba e dytë jam plagosur në shpinë. Pastaj kam ikur në objektin e menzes. Për një moment e kam humbur vetëdijen, por më vonë më është kthyer vetëdija. Ne ishim në pjesën ku mbaheshin patatet ishte shumë ngushtë. Të nesërmen në mëngjes, na thanë që të dalim dhe nuk deshëm të dalim. Ata filluan të gjuajnë me bomba dore. Në fund ata thanë që nëse nuk dalim do t’ju kallim të gjallë dhe ne vendosem me dalë.UKË THAQI: Pra dëmin ma të madh, e kanë bërë në këtë formë në puseta. “Gde ima shakta”? i thonin pusetave, dhe kur vinin, veç e hapnin puseten, dhe nëse kishte shumë njerëz në të, e gjuanin me granat të madhe, nëse nuk kishte shumë, veç lëshonin bomba dore dhe dëgjohej bërtimë.AVDYL JETISHI: Kam parë të burgosur duke u hedhur në erë nga bomba e dorës. Pastaj jemi fshehur në pusetë, ishim 11 nga familja e Jetishve. Të nesërmen kanë filluar t’i hapin pusetat, por ne e kemi lidhur me tel kapakun e pusetës, dhe kur kanë tentuar të hapin kapakun, nuk kanë mundur, dhe thanë se ‘këtu nuk është askush sepse qenka kapaku shumë i rëndë për të lëvizur’.BILBIL DURAKU: Më kujtohet një rast kur ishim me një pusetë, dhe mendonim të shkonim te objekti i bombarduar. Ishim të mendimit që nuk do të gjuanin përsëri, ishim 8 persona me një puset me dimension 1 metër me 1 metër.RIZA TAHIRUKAJ: Më datë 22 Maj, isha me Selimin (Lokaj) dhe shkuam te ambulanca e burgut, ku kishte shumë të plagosur, mirëpo me vonë është dashur të shkojmë në menze, dhe duke hyrë në menze me një të Rahovecit, e gjuajtën nga karakolli me snajper me një plumb në ballë dhe ka vdekur.NJAZI KRYEZIU: Kanë shtënë me kallash, dhe kanë vrarë disa të burgosur, pastaj kanë gjuajtur me snajper nga Karakolli, bile-bile është vrarë një shok i jonë nga Tropoja e Shqipërisë ku ka qenë duke pirë duhan.HILË KQIRAJ: Kishin vendosur dërrasa jashtë mureve të burgut dhe rimorkio të traktorëve dhe ndërkohë kanë filluar bombat e dorës dhe gjitha llojet e armëve. Këtë e di, nga se, pas pushkatimit ata na thanë që mund t’i mbledhin të plagosurit dhe ka pasur të burgosur që kanë dalë jashtë mureve të burgut dhe i kanë parë të montuara dërrasat dhe gjerat tjera.LIBURN ALIU: Fillimisht pëlcitja e bombave të dorës nuk dukesh ndonjë gjë e madhe në krahasim te bombave gjatë bombardimeve, por kur i kam parë të burgosurit duke rënë në tokë, dhe unë menjëherë jam shtrirë për toke. Më vonë kam dalë në një pozitë tjetër. Ideja e parë që na shkoi në mend ishte të gjenim ndonjë hekur, jo që ne do të mund të bënim ndonjë gjë, por të paktën do ta detyronim armikun të na vriste.HAQIF ILJAZI: Te spitali ishte një grumbull i drunjve, dhe një të burgosur e godet plumbi në qafë, si duket ishte plumb i kalibrit të madh, sepse kur e godet rrotullohet në ajër dhe bie i vdekur në tokë, ishte një rast i tmerrshëm.BAJRUSH XHEMAJLI: Me tragjikja që unë e kam përjetuar më së rendi, pas pushkatimit, ne vendosem për t’i dërguar në një pavijon të plagosurit, dhe mungonte një i burgosur: Gafurr Lumi, dhe pyesnim ku është Gafurri? Unë thashë që e kam parë te mensa, por përsëri me pyeten disa të burgosur tjerë, ku është? Unë u përgjigja njëjtë, dhe përsëri me pyeti një tjetër, unë i thashë te mensa pak me nervozë, dhe ai me tha se sapo kishte qenë te mensa dhe Gafurri ishte i vdekur nga një plumb. (VIJON)