Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze serbe në burgun e Dubravës (5)

Ata kishin bërë plane, që neve të na imponojnë t’i thyejmë muret e burgut dhe të ikim dhe që ata pastaj të na pushkatojnë.

PUSHKATIMET DHE RRESHTIMI

Bedri HalimiNAIT HASANI: Ka pasur nga ata që kanë vdekur në mungesë të ilaçeve, kishte nga ata si Gazi nga Deçani që nuk e kishte kapakun e kokës dhe ishte gjallë, shihej kur lëvizte dorën apo këmbën. Hasani ishte me këmbë të hequr. Ishte Hasan Shala dhe Shani Shala, që të dy të plagosur dhe me gjakderdhje, ku njeri ia kapte këmbën tjetrit, për t’u mbajtur, ndërkohë ai tjetri bërtiste “lëshomë sepse kam dhimbje” dhe të dytë kanë vdekur.ENVER BERISHA: Pastaj është bërë bartja e të gjithë të plagosurve ku ka ndodhë pushkatimi. Të gjithë këta të plagosur ne i kemi bartur. Është shumë interesant, se unë e kam pas një shok të dhomës që është plagosur, kur kam shkue te ai, ai e ka pasur qafën me gjak, krejt gropat e syve me lot, dhe aty mu në momentin e fundit ka ardhur Nijazia (Kryeziu) e ma ka ngjit, me ka ngreh për tokë zvarrë, dhe ata kanë filluar me gjuajt me plumba. Aty Nijaziu më ka shpëtue me sekonda. Aty vdiq Qemali, kur më ka ngreh Nijazia, ai u kon gjallë, por plumbat e kanë kap sigurisht, sepse ai ka pas në trup edhe plumb edhe copëza granate.XHEVAT HAZIRI: Në mëngjes të 23 Majit kanë hyrë ushtarakë në pjesën jugore të pavijonit, dhe meqë filloi të zbardh drita, ka filluar vrasja e të burgosurve në objekte teknike.AVDI MEHMETI: Të nesërmen e kanë pastruar terrenin në kuzhinë, sallën sportive dhe në një objekt më lartë, kanë qenë disa pajisje të ngrohjes, sepse i kam parë me sytë e mi që gjuanin bomba dhe i verifikonin a ka të vrarë. Ka pasur shumë të burgosur që kanë pasur në kokë goditje.BILBIL DURAKU: Të burgosurit i kemi futur në sallën e sportit, aty e pashë Sherif Ilazin që e kishte kapur një shufer të hekurit, dhe po e pyes “çfarë dëshiron të bëni me këtë”, ai tha: “që do të mbrohem dhe jo të me vrasin si dëshirojnë ata”.HILË KQIRAJ: Më 23 maj në mëngjes, unë isha me vëllaun tim dhe djalin e vëllait, dhe disa të tjerë. Kanë hyrë brenda, një pa maskë dhe 3 ushtarakë tjerë dhe kanë hedhur bomba dore dhe më vonë kanë gjuajtur me zolla dhe është vrarë Lush Perlazi nga Velezha dhe Balia nga Drenica. Kur kanë hyrë brenda, unë, Pjetri dhe Sadriu, kemi hyrë në një gyp të ujit me dimensione 0.50-0.50 dhe ishte disa centimetra nën tavan. Jemi futur në gyp, dhe sipas Avdi Kabashit, 3 ushtarakë dhe një civil me maskë i kanë vrarë me revole, dhe vëllai im ishte vrarë me dy plumba në gjoks. Pastaj Dan Kokollari na ka thënë që të dalim jashtë, se tani jemi të lirë, dhe kur kemi zbrit, i kemi parë të vrarë të gjithë: afër 10 të burgosur, aty ishte edhe vëllai im i vrarë.AVDYL JETISHI: Në mbrëmje kam shkuar të bojleri në podrum, dhe aty ishin: Hilë Kqiraj, Zef Kqiraj, Bedri Rexha, Sadria, Lush Perlazi, Shefqet Kabashi, Ali Syla dhe disa të tjerë, 17 gjithsej. Në ora 4 të mëngjesit kanë hedhur bomba dore, por kemi pasur fat dhe nuk është lënduar askush. Tani kanë hyrë nga dera, dhe unë isha mbi bojler, së bashku me një të burgosur tjetër, dhe jam mbuluar me lesh të xhamit brenda në bojler. Bashkim Kabashi ka kërkuar që të qëndroj mbi mua. Tani kanë hyrë 4 pjetarw tw forcave serbe tw armatosur dihet, me maska brenda dhe 10 të burgosur i kanë bërë rresht për një dhe i kanë vrarë të gjithë. Unë i kam parë me sytë e mi si i kanë vrarë. Ramiz Bajrami ai ishte i plagosur rëndë dhe për atë thanë: ‘lëre, sepse ky do të vdes për gazepi’. Unë kam qëndruar për 1 orë e gjysmë, pastaj kam zbritur poshtë dhe e kam parë Zefin e vrarë, e kam kthyer mbarë. Pra, kur hynë ata brenda, nuk kanë thënë asgjë, vetëm i kanë bërë rresht dhe vetëm dëgjohej kur bënin “OFFFF” dhe binin në tokë, një i burgosur ka bërtitur o Avdyl Jetishi në dorën tuaj jemi, qw dmth duhet tw tregoni nese shpwtoni se çka dhe si u bw me ne.AVDI MEHMETI: Gjatë ekzekutimeve që bënë në burg më datë 22, përveç ekzekutorëve, ata si kanë depërtuar nga dera hyrëse, pas 10 minutave ka hyrë një forcë prej 10-12 persona komplet kanë qenë të maskuar që dukeshin si astronaut, sepse ashtu ishin të veshur, me ngjyrë të përhimët. Faktikisht ata kanë hyrë gjatë pushkatimeve. Pasi ndodhi ekzekutimi, ka hyrë ajo grup me ato maska si astronaut, kjo ka qenë atë ditë që na kanë mbledhur te salla e sportit, dhe mendova çfarë roli ka kjo njësi.Kjo nuk ishte e tëra. Në të katër anët e burgut, jashtë mureve të tij qëndronin forcat serbe të pozicionuara në istikame. Meqenëse nga bombardimet ishin hapur disa vrima në muret e burgut, sa që mund të kalonte njeriu nëpër to, serbët kishin përgaditur edhe kurtha për ti joshur të burgosurit që të tentonin të iknin, ku pastaj përjashta do të priteshin me rafale. Shikoni rrëfimet në vazhdim:KURTHAAVNI KLINAKU: Ata kishin bërë plane, që neve të na imponojnë t’i thyejmë muret e burgut dhe të ikim dhe që ata pastaj të na pushkatojnë. Me ketë shpresë, ata kanë jetuar më 22 dhe 23 Maj. Ne nuk tentuam të bëjmë një gjë të tillë, jo nga vetëdija, por duke u bazuar në atë, se çfarë gjendje ishte në burgun e Dubravës. Pra ne vendosem që të vritemi brenda burgut, se sa të tentonim të iknim dhe të vriteshim përsëri. Ishte mirë që qëndruam brenda, sepse kur shkuam në Beograd, treguan që kishin dëgjuar në lajme, që “të burgosurit shqiptarë në burgun e Dubravës kishin thyer muret dhe kanë tentuar të iknin, por që të gjithë ishin vrarë” dhe ata u habiten që ishim gjallë.BLERIM CAMAJ: Unë nuk i njoh asnjë nga komandantët, përveç Miki Vidiçit, sepse njëherë kam tentuar të iki nga burgu, dhe në atë kohë fluturuan aeroplanët, dhe jashtë mureve të burgut, serbët ishin strehuar në istikame më të sigurta. Para meje ishin edhe dy të burgosur ordiner që kanë ikur, dhe unë personalisht e kam parë Miki Vidiçin duke gjuajtur në ata dhe janë vrarë. Unë jam kthyer brenda në burg, sepse ishte e pamundur me dalë. Ata të burgosurit ordiner, i kishin zënë ushtria serbe dhe u kanë thënë që “pas orës 12 nuk do të ketë gardian, dhe ju mund të ikni nga burgu”, dhe ata janë organizuar, të dy për të ikur, pra siç tregova, ishin para meje dhe janë vrarë jashtë mureve të burgut.Këtu nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë rezistencë të burgosurve, por edhe në këto rrethana kur vdekja ishte mbi kokën e secilit, të gjallët, nuk ndejtën duarkryq. Ata organizuan tu jepnin ndihmë njeri tjetrit për ata minuta e atë kohë që mund të kishin mundësi, dhe në format dinin për momenet e tilla:NDIHMASELIM LOKAJ: Njëri nga këta djem, e njeh Anglishten, nuk e di cili (Bilbili e njeh Anglishten) dhe nga bombardimet, ishin shkoqur dritat e neonit dhe kishin rënë në barë të pa dëmtuara. Dhe nëse nuk gaboj, ata e morën iniciativën edhe me ato drita e kanë shkruar “HELP NATO” edhe unë po pyes, çka po shkruajnë, ata më thanë po shkruajmë “NDIHMË NATO”. Mirëpo të nesërmen kanë ardhur gardianët të cilët e kanë parë atë shkrim dhe e kanë goditur me shkelma. AVNI KLINAKU: Këtu ka filluar një lloj organizimi i të burgosurve, pjesa që ka qenë afër fushës së sportit, i kanë tërhequr të plagosurit, dhe pjesa që kanë qenë në kuzhinë, janë organizuar, kanë marrë hekura të ndryshëm, për t’u mbrojtur, jo me një shpresë që mund të fitojnë, por së paku për mos mu masakrua.NJAZI KRYEZIU: Defrim Rifaj dhe Sherif Ilazi janë caktuar me shkue me e thye ambulancën që gjendej brenda burgut, kur kanë shkue me thy objektin, atëherë i ka parë dikush dhe kanë shtënë pas tyre me armë. Tani ata i kanë sjellë barnat. Kur i kanë sjell barnat ka ndodh një kohë e gjatë, atëherë ju kujtue Bislim Zogajt dhe Sherif Ilazit se mund të përdoren perde të pastëra, me të cilat kemi improvizuar dhe i kem i lidhur plagët nga gjakderdhja.DEFRIM RIFAJ: Kemi shkue në spitalin e burgut për me reague, kemi gjet vetëm 4 thasë me barna, shumica barna jo të rëndësishëm që nuk duhen. Ato i kemi nda, i kemi klasifikuar me disa që merrnin vesh në atë lëmi, për me ju ndihmue. Kemi ndal qetësues, kemi ndal antibiotik, mandej së bashku me Bislim Zogajn kemi bërë një trajtim thuajse, kemi bërë një infuzion me ujë, me krip edhe me sheqer, për me ju dalë në ndihmë të plagosurve tërë natën në pavijonin C. BISLIM ZOGAJ: Kur shkuam aty, ishte e tmerrshme, sepse kishte shume njerëz të plagosur dhe nuk mund të lëviznin, që kërkonin ndihmë. Ishte shumë e vështirë se cilin ta merrnim të parin, sepse nuk e dinim cili ishte më rëndë i plagosur. BISLIM BISLIMI: Në ato momente është për t’u vlerësuar guximi i Bislim Zogajt, Nait Hasanit, Grupi i Prizrenit për ndihmën që kanë dhënë.FRASHËR SHABANI: Plagët i kemi lidhur me çarçafë. Ishte Memia të cilin e kishte kap paniku dhe ia kam lidhur dorën, por më vonë ia kanë këputur dorën. Ditën tjetër, një i burgosur i kishte trutë jashtë, ia kam afruar dhe lëvizte akoma, por ka vdekur me vonë. Kisha bërë një ide, për të dhenë ushqim artificial, ujin duke e përzier me krip për t’u ushqyer.Ishe një nga Gjilani, i cili kishte qenë në pusetë, dhe pasi iu kanë hedhur bomba dore në pusetë ia kishin këputur këmben, unë ia kam ndalur gjakderdhjen dhe tani është gjallë. E ka këmbën e këputur lartë. Ahmet Demiri nga Gjilani ishte i plagosur në këmbën e djathë në arterien kryesore, ia lidhem plagën dhe ia dhamë një injeksion dhe i kemi dhënë një pashtetë.BAJRUSH XHEMAJLI: Ne thamë, që të shkojmë nga ambulanca deri të salla e sportit dhe tani tek pavijoni, por ishte rrezik nga snajperët te karakolla, prandaj vendosem të shkojmë duke vrapuar, dikush shkoi me Dëfrim Rifajn deri te shkolla, një tjetër niset, por merr thua dhe rrezohet dhe nuk mundet të ngrihet përsëri, gjithashtu edhe Shaban Çupi rrezohet. Kur shkuam të shikojmë pavijonin, ishte një i plagosur aty që e kishte thyer këmben, ai quhej Rasim dhe e pyetem çfarë të bëjmë dhe se bashku me Dëfrimin e dërguam me një shtrat. (VIJON)

Postimet e fundit !