Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze serbe në burgun e Dubravës (6)

Më 23 filluan na futen në objektin e sallës së sportit, sepse vetëm ai objekt kishte mbetur pa u goditur.

PUSHKATIMET DHE RRESHTIMI

ISMET MAHMUTI: E vështira me e madhe ishte kur e shihje njeriun në momentet e fundit të jetës dhe nuk kishe mundësi t’i ndihmoje, pra kishte shumë raste dhe disa prej tyre mbijetuan, p.sh njëri ka qenë i plagosur shumë rëndë në këmbë nga granata, dhe gati iu ishte shkulur këmba, dhe e vetmja mundësi që ta ndihmoje ishte që t’i heqje këmbën krejt. Është dashur që të merret një thike në kuzhinë që t’i pritet ajo pjesë e këmbës, me shpresë që ndoshta do të mbijeton dhe atë e bëri Nait Hasani, dhe mendoj që Naiti me disa shokë kanë ndihmuar shumë, pra ky ka qenë rasti që e mbajë mend mirë, dhe ka shpëtuar ai person. Një rast tjetër ka qenë i dy vëllezërve të Prizrenit, ku njeri ishte plagosur shumë rëndë dhe shihej qartë që ai nuk do të shpëtojë, se iu kishin shpalosur mushkëritë, ndërsa vëllai i tij e shihte në atë gjendje dhe në pamundësi ta ndihmonte e priste vdekjen e tij që në pasiguri edhe ai mund të kishte të njëjtin fat pas një apo dy minutave. Ai ka shpëtuar dhe quhet Ismajl Paçarizi, ndërsa i vëllai ka vdekur. Aty njeriu ka parë skena shumë të tmerrshme.BISLIM ZOGAJ: Kanë qenë 60 – 70 të plagosur që i kemi strehuar, dhe të vrarë kanë qenë ndoshta 80 – 90. Është kuriozitet, sepse atë ditë kemi bartur aq sa kemi mundur, dhe kur e shikuam që nuk ka të gjallë tjerë, por të nesërmen pas 24 ore, njeri ka shkuar për të shikuar ndonjë tjetër, dhe e ka vërejtur një duke lëvizur. Pra ishte akoma në jetë, e kanë marrë dhe i kemi dhënë ndihmën e parë, dhe për fat të mirë sot është gjallë, kur e prunën në sallën sportive e vërtetuam se ishte Bedri Kukalaj nga Deçani. E kishte nofullën të thyer, dhe i kam rregulluar frymëmarrjen. Ia kam larguar gjakun nga goja… tani është gjallë dhe invalid i përjetshëm. DËFRIM RIFAJ: 250 kanë mbetur të plagosur ditën e 22-it. U dashtë t’u ndihmonim me ndihmat tona, sepse kemi 60 – 70 të vrarë… Njëri nga të plagosurit që e kemi njoft, ka qenë në burgun Prizrenit, ku ka qenë i plagosur në kokë, në pjesën e epërme. Ka pas edhe të plagosur prej të burgosurve jo politik, që kanë qenë prej shqiptarëve…FRASHËR SHABANI: Prapa pavijonit “C”, ishin disa puseta dhe njëri thërriste ndihmë. Ishte Fadil Dabiqi, dhe kemi shkuar për ta tërhequr nga puseta. Ishte i pa lëvizur dhe kokën e kishte të çallamitur nga bomba e dorës, që ia kishin hedhur në pusetë serbët.Ata të cilët ishin të vdekur iu kemi shkruar letra dhe ua kemi futur në xhep.HAQIF ILJAZI: Ishte një i burgosur që nuk kishte vend pa u lënduar, madje me shkonte ndërmend që mos ta copëtojmë çarçafin, por ta lidhim komplet.GJERGJ KARAQI: Pasi isha i plagosur, më dërguan në spital të Pejës, ku kam qëndruar deri më 4 qershor. Stafi i spitalit është sjellë shumë keq, kurse mjeku ka qenë rus, sepse nga të folurit ashtu na është dukur neve, mirëpo ishte një motër medicinale që është sjellë shumë keq, unë e kisha kokën të mbështjellë me fasha dhe kur nuk mi ka hekur fashat në mënyrë të rregullt, por vetëm me grusht i kapte dhe i hiqte menjëherë, pa kurrfarë kujdesi, dhe mjeku i tha ki kujdes, sepse ka dhimbje shumë, ndërsa ajo tha që “mua nuk më intereson, sepse ky është terrorist”.BEDRI KUKALAJ: Çka ka ndodhur më vonë nuk di asgjë, por vetëm në spitalin e Prishtinës më ka ardhur vetëdija, dhe kanë ardhur dy mjekë, më kanë fotografuar kokën dhe menjëherë më kanë dërguar në sallën e operacionit, ndërkohë një mjeke ruse po i thotë që duhet opium për operacion, ndërsa një mbikëqyrës, aty që ishte në uniformë, tha që nuk ka nevojë për opium ky dhe më ka goditur me dy grushta në kokë dhe më ka humbur vetëdija. Ashtu më kanë bërë operacion. Pas operacionit kam qenë në një dhomë pa vetëdije, dhe të nesërmen më kanë bërë operacion përsëri, tani me opium dhe më kanë dërguar në një dhomë. Pas operacionit ka ardhur një motër medicinale shqiptare dhe më tha: “Bedri, je mirë dhe të kanë bërë operacion me opium. Pastaj vjen një polic në dhomën time, ai ishte nga fshati Prelep Komuna e Deçanit, Danillo Azeqoviqi, dhe me pyeti: “a po me njeh”? Unë me kokë i thash jo, mirëpo e njihja unë dhe ai me tha që më njeh mirë ti mua. Më ka rrahur aty dhe ai kishte ardhur për të me tërhequr mua dhe me shkuar në burg të Lipjanit. Unë isha pa vetëdije nga të rrahurat e tij…TË VRARËTPërpos ndihmës së dhënë ndaj të plagosurve, të burgosurit e gjallë, janë marrë edhe me të vrarët, duke vepruar sipas kushteve dhe mundësive që kishin në këto rrethana të jashtëzakonshme. Numri i tyre, saktë nuk dihet nga të gjithë të burgosurit, sepse secili prej tyre numërimin e ka bërë në rrethana të jashtëzakonshme. Secili që ka pasur mundësi, dhe e ka njohur dikë, e kanë kthyer mbarë, e kanë mbuluar me diçka dhe i kanë vendosur në një letër të shkruar emrin e mbiemrin, të cilën ja kanë vendosur kudo që kanë mundur, në xhep, në gjoks, në dorë, e madje edhe në gojë. Ti shohim pjesët nga rrëfimet e disa prej tyre:NAIT HASANI: Nga 4 karakollët gjuanin me snajper. Pastaj aq sa kemi mundur të mbledhim, ishin 170 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur.HAJREDIN HYSENI: Numri i të vdekurve përafërsisht sa kemi mundur t’i numërojmë ka qenë 160 dhe afër 300 të plagosur. Nuk mundem me thënë saktë një numër, për arsye se nuk kemi mundur t’i numërojmë saktë, sepse nuk kanë qenë kushtet. Pjestarët e forcave serbe kanë hyrë edhe ditën e dytë dhe kënd e kanë gjetur në puseta ua kanë hedhur nga dy bomba dhe e kanë mbyllur kapakun. Në një rast të tillë ka qenë Xhemil Alimani.ISTREF HASANI: Shumë të vrarë i kam parë. Është një rast që një i burgosur e ka pasur trurin komplet të hequr dhe ishte vrarë shumë afër stazës dhe ishte e tmerrshme ajo skenë. Deri të nesërmen kishte puls kah e prekëshe.SADIK ZEQIRI: Me snajper është goditur një i burgosur nga Shqipëria, Memia quhej, që kishte trurin e dalë jashtë nga snajperi dhe shkoi një i burgosur tjetër duke ia futur trurin në kokë. Akoma ishte gjallë. Po ashtu e kam parë një të burgosur me kokë të këputur dhe ezofagu lëvizte akoma.RIZA TAHIRUKAJ: Një nga të burgosurit tha që është bërë një masakër e madhe të bojlerët e ujit dhe me Salihin kemi shkuar dhe i kam gjetur 9 të vrarë. Që dy prej tyre i kam njohur, ishte Gani Lekaj dhe Hysen Ademi.HILË KQIRAJ: Momenti kur e kam parë vëllain të vrarë ishte shumë i vështirë, sepse unë në jetën time nuk kam parë vdekje më të dhimbshme dhe ishte shumë e vështirë, sepse ai ishte 26 vjeç, pra më i ri se unë. Ishte e tmerrshme, nuk di ta përshkruaj dhe nuk e mbaj mend çfarë kam bërë. Por shokët më kanë treguar që i kam bërë zakonet tona, dhe e kam kthyer në pozitë normale, i kam shkruar emrin, fshatin dhe ja kam futur letrën në xhep. Unë kam parë shumë të vrarë, madje kam parë duke ecur i burgosuri, por në moment ka rënë në tokë nga snajperët. Kam parë njeri me tru jashtë, që ishte rast i vështirë, mandej me këmbë të këputur, ku gjaku i rridhte shumë, apo duke kërkuar ndihmë dhe nuk mund t’i jepje ndihmë. Ishte e tmerrshme kjo…LIBURN ALIU: Po, i kam parë kufomat, madje një të plagosur, unë me Bilbil Durakun kemi hyrë brenda dhe e kemi tërhequr aty. Nuk mundeshim me e vendos jashtë. Bilbili ka dalë jashtë me marrë një qebe për ta bartur, unë isha brenda dhe iu kam afruar të gjitha kufomave që mos ishte ndonjë gjallë. Për një moment, kur i shikoje, dukej sikur i mbylli sytë dikush, dhe menjëherë shkoja ta shihja, por megjithatë të gjithë ishin të vdekur.BISLIM ZOGAJ: Në mesin e të plagosurve, ka qenë edhe Arsim Zogijani nga Halilaqi, që kishte pasur dy plagë, njërën pas koke që ishte gjuajtur me snajper, sepse i shihej vrima hyrëse, por nuk kishte dalje plaga, dhe plagën tjetër e kishte në krahë, që e kishte marrë tek salla e sportit. Pas ndihmës së parë, ai kishte ndërruar jetë, sepse e kishte plagën e rëndë në kokë. Aty u kemi dhënë ndihmë edhe 20 – 30 personave për një kohë shumë të shkurtër.ISTREF HASANI: Kush i ka njohur të burgosurit e vrarë, iu kemi shkruar letra dhe iu kemi futur në xhep, gojë, këpucë etj.Pas gjithë këtij tmerri, si duket të bindur se kanë vrarë mbi gjysmën e të burgosurve shqiptarë, forcat serbe vendosin, ta shikojnë bilancin e kësaj masakre, për të parë se deri ku e kanë kryer detyrën e marrë nga instancat me të larta shtetërore përmes zinxhirit komandues. Për këtë të shohim disa pjesë nga rrëfimet e të mbijetuarve:TUBIMI TE SALLANAIM LUSHI: Në mbrëmje duke qenë të vetëdijshëm që fundi ynë ishte vdekja, kemi bërë përpjekë për një lloj organizimi për rezistencë… dhe menduam që kur të vinin ata t’u bënim ndonjë kurth, por ata ishin të informuar për këtë. Një të burgosur e dërguan te ne në pavijonin “C”, erdhi dhe tha që duhet të dilni jashtë, sepse do të ju vrasim nëse rrini brenda. Ne duke mos dashur të marrim përgjegjësinë për ndonjë vrasje masive kemi dalë jashtë.BISLIM ZOGAJ: Të nesërmen në mëngjes, dëgjova nga të burgosurit që thanë “duhet me shkuar te salla e sportit, sepse do të na transferojnë diku tjetër”. Mendimi im dhe i të tjerëve ishte që ata do të na vrasin si herën e kaluar, kur na thanë që duhet të rreshtohemi. Më vonë ka ardhur grupi që ka qenë te kuzhina dhe na thanë që duhet me dalë dhe m’u rreshtuar, mirëpo ne nuk pranuam. Ka qenë Nait Hasani ai që ka mbajtur një fjalim ku pos tjerash ka thënë “Ne sot po vdesim, por gjaku jonë po shkon për lirinë e Kosovës” dhe në atë moment jemi përqafuar të gjithë, me mendimin që do të na vrasin, dhe kemi shkuar në sallën e sportit. Aty kemi parë njerëz të maskuar me uniforma.BLERIM CAMAJ: Më 23 filluan na futen në objektin e sallës së sportit, sepse vetëm ai objekt kishte mbetur pa u goditur. Në sallë të sportit kanë ardhur sigurimi i shtetit, e thirrën Xhevat Daciqin, i cili ka dalë jashtë e ka biseduar me ata.Që ishte sigurimi i shtetit e dija sepse e njihja Bata Bullatoviçin, që ishte me ata, ai ka punuar në UDB në Pejë. Ata i kishin thënë: “qysh je në burg Xhevat”, ai iu thotë që më kanë transferuar nga burgu i Nishit. Ata i thonë që këtu ka vetëm shqiptarë dhe jo boshnjakë si ju, dhe i thonë: “nesër do t’ju transferojmë në burgun e Lipjanit”, sepse këtu vetëm shqiptarë duhet me pas.ISTREF HASANI: Më vonë Sinisha Petriq, na ka futur në sallën e sportit të gjithë të burgosurit. Në atë kohë mendonim që do të na vrasin. Ndërkohë ka ardhur Aca, mendoj për të dhënë shenjë që mjaft kemi vrarë, dhe na ka dhënë një pako cigare “Partner”. (vijon)