PARIS, 10 mars /ATSH-DPA/- Gjykata e Auditorëve të Francës ka dhënë alarmin për situatën financiare të vendit duke bërë thirrje për një konsolidim të ngurtë të financave publike.
Situata financiare në Francë do të vazhdojë të jetë ndër më të këqijat në Eurozonë në vitin 2023, ndërsa Komisioni i BE-së tha se rreziqet në qëndrueshmërinë afatmesme të borxhit publik parashikohen të larta.
“Nevojitet një strategji që kombinon një ristrukturim të vendosur të financave publike me mbrojtjen e potencialit të rritjes afatmesme, sipas raportit vjetor publik 2023 të BE-së.
Një reduktim i shpenzimeve publike ishte planifikuar në vitin 2022 pas krizës së Covid-19.
Megjithatë, qeveria e presidentit Emmanuel Macron iu drejtua masave të mëtejshme mbështetëse në funksion të luftës në Ukrainë.
Kjo do të thotë se pritet një deficit publik prej 5% të PBB-së, e cila nxit uljen e raportit të deficitit dhe borxhit të Francës.//a.i/