Shqipëria/Aktualitet

Bashkia: Korça që i këndon dhe që do më shumë Shqipërinë

(Porosia e Korçës, djep i shqiptarizmës, i kulturës, artit dhe shkollës shqipe, për provincialistët e “ultrapatriotët” “kosovarë” sharlatanë…)

KORÇA që këndon: DUA MË SHUMË SHQIPËRINË

Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.
Ka 15 vite që Festa e Birrës tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçës duke u bërë promotori i një filozofie të tërë zhvillimi për turizmin dhe ekonominë lokale që nisi nga Korça e u hap me shpejtësi në gjithë Shqipërinë.
Njerëzit në këtë festë i bën bashkë muzika, dëshira për ta festuar e gëzuar jetën dhe magjia e Korçë që bën krenare vendasit e mahnit vizitorët nga brenda e jashtë Shqiperisë

Korça i ka të gjitha!
Sharmin e një qyteti europian, kulturën dhe mikpritjen e shkëlqyer të banorëve të saj, historinë, artin, muzikën, kulinarinë, ajrin e freskët edhe në verën përvëluese.
Ka edhe Festën e Birrës dhe shumë festa të tjera që bëjnë bashkë mijëra korçarë e vizitorë për t’iu gëzuar jetës, harmonisë dhe mrekullisë që Korça fal.
Korçrët me të drejtë janë krenarë e të vetëdijshëm për atë që Korça i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë.
Që nga fjalët e himnit te flamurit, mësonjëtoren e parë të shkronjave shqipe, Bandën Vatra, Korin Lira, filantropët, patriotët dhe intelektualët e shquar që edhe në mërgim punuan deri sa mbyllën sytë për Korçën dhe Shqipërinë.

Korça e shkëlqimit të Rilindjes Kombëtare, Korça e trimërisë së luftës për atdhe, Korça e mikpritjes bujare e të pakursyer të vëllezërve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës, Korça që ka kryekëngë “Dua më shumë Shqipërinë”, Korça me banorë nga minoritete, etni kulturore e fe të ndryshme, në harmoni perfekte me njëra-tjetrën, ka qënë e vazhdon të jetë drita e patriotizmit, kulturës, tolerances dhe modelit të shkëlqyer të një lokaliteti të civilizuar me vlera të rralla që bëjnë krenar çdo korçar e shqiptar.
Përpjekjet e ditëve të fundit për të dëmtuar imazhin e Korçës dhe korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna.

Korçarët nuk janë të pandjeshëm ndaj dhimbjes e vuajtjeve të mëdha të njerëzve të gjakut e kombit të tyre! Përkundrazi!
Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.
E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.
Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.
Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!
Le te festojme se bashku me kulture e qytetari!

Le t’i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore!
Kështu e DUAM MË SHUMË SHQIPËRINË!