Vështrim/Analizë

Bardhyl Hazizaj: Pasuria kombëtare e shkatërruar

TAKIMI I SHOKËVE
KUJTIM, PASURIA SHQIPTARE E SHKATËRRUAR
Gjërat ndodhin vetëm një herë në jetë dhe nuk përsëriten, nuk kthehen kurrë më,përveç se në kujtesë”. Shoqeria jone e ruan respektin që nga momenti ku jemi njohur para 50 vitesh!U takuam me shoket e vjeter kuadro të larta të PPSH :Ibrahim Hamza,Sali Hyseni,Sadri Ngjeçi,Nuredin Lusha,Lah Lleshi,Musa Strazimiri dhe kujtuam vitet e punës madhe! Kujtuam kthimin prapa ku Demonkracia e dënoi Enver Hoxhën se e kish pirë kafen me filxhan! Shoku Ibrahim Hamza e Sali Hyseni folën per zhvillimin e industrisë ,bujqesise ,blegtorise dhe pyjeve! Sadriu foli per ushtrine ,floten detare!Nuredni foli për zhvillimin e arsimit,shkences dhe Kultures!
Shqipëria nën udheheqjen e PKSH (PPSH),gjatë periudhës 1953- 1983 ¬-kohe e njëjtë me ate 1991-2022-. Shqipëria me një popullsi prej 2.841.300 banorë kishte marrëdhënie tregtare,diplomatike me rreth 150 shtete të botës . Në vitin 1979 numëri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë ishte 251. kishte në fakultete më shumë femra se Rumania,Hungaria,Portugalia,Zvicra,Jugosllavia, Greqia, Meksika, Turqia,Egjipti,Maroku,Spanja,Italia,RF Gjermane e RD Gjermane, Austria, Çekosllovakia, Belgjika. Gjithsej kishte 713.500 nxënës dhe student. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Enveri nuk të linte të vrisje veten kurse sot kriminelet bejne ligjin, lindin femije dhe i shesin. Forca të afta pune mosha 15-59 vjeç femrat dhe 15-54 vjeç meshkujt zinin 56.4% . Forca nën moshën e punës 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi moshen e punes 9.1%. Në sektorin shteteror punonin 697.774 veta,ne sektorin koperativist 517.178 persona..U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë.RTSH jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës.Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët: Adriatiku, Shkëndija,Rozafa dhe Butrinti.Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë,498.346 familje me radio.Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje,470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat,37 institucione të higjienës, epidemiologjisë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, e merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore.Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 84.804 veta. Shqipëria i vetmi vend në botë me vetëm 2% të huaj ,tash Greqia deklarohet se në Shqipëri janë rreth 600 mijë grek, aludohet te shqiptaret ortodoks.
Tokë e punuar 710.000 ha.Tokë arë 589.000 ha.Pemishte 58.000 ha.Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 haktar.U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush.Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje. Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha tokë. Rreth 70% të sipërfaqes tokës ujitej! U ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet!
Për mbrojtjen e vëndit! Në atë periudhë ushtria shqiptare kishte ne strukturen e saj 7 Korpuse Këmbësorie, (me 74 Br Këmbësorie,19 Br Tanke,13 Br Artilerie,23 Regjimente te AK/A ,3 Br Xhenio,1 Br Nderlidhje 1 Regjiment Zbulimi , 6 Regjimente k/tank,4 Regjimente te Artilerise bregdetare) 2 Grupime,1 Komande te MKA, 1 Komande te Aviacionit Luftarak me 5 Regjimente te aviacionit luftarak, 1 Komandë të Flotes Detare me 5 baza detare,1 Regjiment Raketash K/A, 1 Regjiment MKK, 1 Komandë të Ishullit Sazan,6 Brigata Vullnetare, 8 Br te Rinise shkollore,5 Br te Rinise Universitaresi si dhe 5 Baza furnizimi me nje efektiv prej 585.000 vete.Kjo ushtri ishte ne gjendje te armatoste e ti kishte te gatshme per lufte mbi 700 mije forca.Një gatishmeri të tillë vetem ushtria izraelite e kishte.
Prodhimi i drithrave dhe bulmetrave!
Drithra buke 954.500 ton; Patate 134.900 ton; Oriz 12.300 ton; pambuk 15.700 ton;duhan 15.700 ton ;panxhar sheqeri 321.100 ton; luledielli 53.700 ton; perime bostan 371.000 ton fasule 19,400 ton tagjira 15.700 ton;Elb distik 3.300 ton Fruta105.000 ton; ullinj 50.300 ton agrume13.800 ton,Rrush 80.700 ton;rrush vreshti 55.600 ton;Qumesht 367.400 ton; mish 64.100 ton veze 215.500 kokërra; Mjalte 700 ton.
Blegtori kishte 86.000 krere Qe ; 212.000 krer Lopë;dhën 1.21.00 krere nga keto per qumesht 854.000 krere; dhi 791.000 krere nga keto per qumesht 528.000 krer.Dërra 170.000 krere,dosa 16.000 krere. Njëthundrak 138.000 krerë; Shpend 3.831.000 krere;’Bletë 105.000 koshere moderrne!
Më 11-13 maj 1990 vizitoi Shqipërinë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Peres De Kuelar dhe deklaroi: Krejt botën e kam shëtitur dhe ushqim më të shijshëm se në Shqipëri nuk kam ngrënë– “ RTSH. Sot Shqipëria nuk prodhon asgje! I shkatërruan të gjitha !
Fondi i pyjeve gjithsej 32.979 metra kub,nga te cilat;15.219 m3 pyje te larta;4.400 m3 halore;10.819 m3 fletore, 12.080 m3 pyeje te ulet dhe 568 m3 shkurre.Nga pyjet dhe kullotat: Grumbulloheshin 315 ton Valanidh;3021 ton Shqeme;4.038 ton sherebel.173 ton gjethe dafine;1.219 ton dellenje e kuq; 198 ton dëllënjë e zeze; 171 ton Rozmarine;124 ton kamomil; 52 ton çaj mali;830 ton shqopë dhe 49.9 ton bimë te tjera mjeksore.
Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Azotiku i Fierit prodhonte në 24 orë 900 tonë plehra bujqësorë,çmimi i nje ton nitrat amoni ështe sot 700 mije lek te vjetra. Prodhohej 340 tonë në 24 orë pleh dhe nitrat amoni. Ndërsa, edhe dy uzinat e tjera të uresë secila prodhonte nga 240 ton në 24 orë.Po te llogarisesh totalin e prodhuar ne 24 ore i bie diku te gjysem milion euro, ose totali vjetore i te ardhurave diku te 220 milion euro.
U ndërtuan hidrocentralet madhështore ku në çdo 5 deri 6 vjet ndërtohej nga një hidrocentral i madh. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale: U ndertuan 400 mikrohidrocentarle me me fuqi 300.000 kw/orë .Energjia elektrike ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë. Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë.
Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhen me linjat ndërkombëtare ndërsa në jug vetëm për 2.173 metër linear(Ml) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri¬-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rrënimit të plotë si shumë objekte e vepra të kësaj natyre ! Qëndrimi mohues ndaj të kaluarës nuk është faji vetëm i të rinjve!
Tiranë më 29.10.2022 Bardhyl Hazizaj