UASHINGTON, 2 mars /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.
”Ne do të bashkohemi me aleatët tanë në mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse duke e izoluar kështu më tej Rusinë”, tha Biden në fjalimin e tij para kombit.
Masa vjen pas masave të ngjashme të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja.
Forca Ajrore Ruse ”Rosaviatsiya” si kundërpërgjigje njoftoi se po mbyllte hapësirën ajrore ruse për 35 vende.
”Kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos”, theksoi Biden./ /os/
add a comment