Kulturë\Letërsi

Arbëri Demaçi: Për 31 – vjetorin e lirimit të Atit të Qëndresës shqiptare dhe të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia – Bacë Ademit nga burgu

Sot, në 31 – vjetorin e lirimit nga burgu!

Çdo ditë e çdo natë

28 vjet me radhë

dyert e hekurta

hapeshin e mbylleshin.

Tringëllima e ndryshkur

melodi lirie u bë.

28 vjet,

nëpër plasat e dritareve

rrezet e diellit

dritë lirie ngjallën.

28 vjet në burg

e 28 vjet më pas,

Bashkimit kombëtar

asnjëherë nuk pushove

së kenduari!